LAJMI I FUNDIT:

Rebrov i zhgënjyer nga disfata: Është gjithmonë e vështirë ndaj Shqipërisë

Rebrov i zhgënjyer nga disfata: Është gjithmonë e vështirë ndaj Shqipërisë

Shqipëria e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve pasi triumfoi në udhëtim te Ukraina me rezultat 1-2.

Trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov nuk e ka fshehur zhgënjimin pas kësaj humbje, duke kritikuar hapur futbollistët e tij.

Legjenda ukrainase ka thënë se goli i dytë i pësuar ndaj kuqezinjve është i pafalshëm, derisa tregoi se kishin probleme në repartin ofensivë për shkak të mbrojtjes së fortë të Shqipërisë.


“Me shumë mundësi sepse ne luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Shqipëria mbrojti kompakte dhe në mënyrë të organizuar, ishte e vështirë të gjeje hapësira”.

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve
Lexo po ashtu Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

“Ne u munduam të pasonim në zonën e rreptësisë, por për fat të keq nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë. Po, Yaremchuk kishte një rast. Në pjesën e dytë ne kishim shanse, shënuam gol, mund të shënonim të tjerë. Për fat të keq, në futbollin në këto nivele, nëse nuk shënon, të shënojnë kundërshtarët”.

“Është gjithmonë e vështirë të luash në këto nivele. Shqipëria mbrojti shumë e ngjeshur, nuk la asnjë hapësirë. Është shumë e vështirë të hapësh një mbrojtje të tillë, duhet të kesh durim. Ne u munduam ta bënim, por nuk kishte saktësi në zonën e rreptësisë. Ky ishte edhe problemi që kishim në ndeshjen ndaj Rumanisë, ku kontrolluam topin por nuk krijuam raste, nuk mbushëm zonën e rreptësisë”.

Duka i lumtur me fitoren ndaj Ukrainës, bën thirrje për përkrahje masive në sfidën ndaj Gjeorgjisë
Lexo po ashtu Duka i lumtur me fitoren ndaj Ukrainës, bën thirrje për përkrahje masive në sfidën ndaj Gjeorgjisë

“Shqipëria, ashtu si në Evropian, u mbrojt mirë. Megjithatë, tani pyetja nuk është rreth sulmit tonë, por rreth mbrojtjes, si mund të pësohen 2 gola në 3 kundërsulme? Nuk kishte ekuilibër në mbrojtje, e gjithë skuadra duhet të mbronte në pjesën e dytë, të mos lejonte që të krijoheshin këto momente”.

“Ne i dhamë disa këshilla. Në 15 minutat e parë të pjesë së dytë ne dominuam, krijuam raste, shënuam një gol. Por siç e thashë, futbolli nuk është vetëm sulm por edhe mbrojtje, Goli i dytë që pësuam, e pashë edhe një herë tani dhe nuk e kuptoj se si mund të mbrosh kështu në këto nivele. Ne çuam ritmin në fillimin e pjesës së dytë, shënuam një gol, por duhet të luajmë 90 minuta”, deklaroi Rebrov. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare - tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme

Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare - tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve

Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve

La Liga
Omar Marmoush shkëlqen në ndeshjen e fundit me Eintracht Frankfurt me një gol dhe dy asistime – tani radha për aventurën e re

Omar Marmoush shkëlqen në ndeshjen e fundit me Eintracht Frankfurt me një gol dhe dy asistime – tani radha për aventurën e re

Bundesliga
Carlo Ancelotti po 'akuzohet' për mungesë rrotacioni - dy lojtarët që e vuajtën më shumë

Carlo Ancelotti po 'akuzohet' për mungesë rrotacioni - dy lojtarët që e vuajtën më shumë

La Liga
Sven-Goran Eriksson vdiq me miliona borxhe pas mashtrimit, familja shet pronat pas vdekjes

Sven-Goran Eriksson vdiq me miliona borxhe pas mashtrimit, familja shet pronat pas vdekjes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori