LAJMI I FUNDIT:

Asllani shprehet i lumtur pas triumfit ndaj Ukrainës, thotë se tani vëmendja kalon tek ndeshja tjetër

Asllani shprehet i lumtur pas triumfit ndaj Ukrainës, thotë se tani vëmendja kalon tek ndeshja tjetër

Kristjan Asllani dhuroi një paraqitje dinjitoze në triumfin që Shqipëria e arriti në udhëtim ndaj Ukrainës me rezultat 2-1.

Me të përfunduar ndeshja, ylli i Interit u shpreh i lumtur për fitoren ndërsa tha se tani vëmendja do të kalojë tek dita e martë, aty ku kuqezinjtë do të jenë nikoqir të Gjeorgjisë në ‘Air Albania’.

“Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip që shumë mirë futboll. Kishim shumë pa një fitore. Jemi të lumtur e të shohim para se kemi një ndeshje të vështirë të martën.


“Na ndihmon shumë kjo fitore se ishte ndeshja e parë dhe kur e nis mirë jemi një hap para. E dinim që ishte e vështirë, por provuam të bënim futbollin tonë”.

“Mund të bënim më shumë me topin por morëm tre pikë dhe nuk ra shumë në sy. Jemi shumë të lumtur se edhe brenda e menduam pak dhe kishim që me Çekinë që nuk fitonim, na duhej dhe jemi të lumtur”, ka thënë fillimisht Asllani.

Tutje ai foli për ‘zënkën’ që pati me Rey Manajn gjatë ndeshjes mbi atë se kush duhet ta marrë përsipër goditjen e dënimit.

“Jam shumë shok me Reyn, u mërzita në fushë, por mbetet aty. U mërzita se goditja e dënimit më pëlqen shumë se jam stërvitur që i vogël. Por edhe ai ka një këmbë të mirë, reagova pak keq se u mërzita”.

“Mungonin pak minuta, por asnjë problem me Reyn, jam shumë shok. U tallëm pastaj, nuk ka problem, po tjetrën do e gjuaj unë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori