LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci shpallet fitues i Superkupës së Kosoëvs në hendboll

Rahoveci shpallet fitues i Superkupës së Kosoëvs në hendboll

Rahoveci është shpallur fitues i Superkupës së Kosovës, edicioni Izet Gjinovci.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, “vreshtarët” mposhtën Kastriotin e Ferizajt me rezultat 38:34.

Ndeshja ishte dramë e vërtetë. Rahoveci e fitoi pjesën e parë me rezultat 22:18, ndërsa ferizajasit u kthyen në pjesën e dytë dhe krijuan epërsi deri në tri gola, 28:25.


Por më pas kampioni, Rahoveci, shfaqi dukshëm më tepër për trofeun e dytë të vitit. Për Rahovecin është trofeu i parë i Superkupës.

Ky edicion i Superkupës quhet Izet Gjinovci në nderim të ish-sekretarit të përgjithshëm të FHK-së.

Kapitenit të Rahovecit, Ardian Osa, trofeun e Superkupës ia dorëzuan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Saraçini e Latifi i ndanë edhe medaljet e arta për lojtarët e Rahovecit.

Ndeshja e Superkupës ka paralajmëruar garë shumë interesante në Superligë, që nis pas një jave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori