LAJMI I FUNDIT:

Risteski: Do të shfuqizohen kontratat për praktika jo të drejta tregtare

Risteski: Do të shfuqizohen kontratat për praktika jo të drejta tregtare

Deri më tani janë konstatuar 26 raste të praktikave të padrejta tregtare në kontratat ndërmjet prodhuesve, furnizuesve dhe tregtarëve për shkak të përqindjeve të mëdha të zbritjeve deri në 40 për qind, të cilat ndikojnë në çmimin final të produktit dhe për të paguajnë qytetarët, deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Ligji i ri për praktikat e padrejta tregtare, sipas një direktive evropiane dhe, i pari që do të zbatohet në vendet e Evropës Juglindore, duhet të hyjë në fuqi më 28 të këtij muaji. Ministria e Ekonomisë dhe Punës e sqaron ligjin mes biznesmenëve. Në pritje të Ligjit, janë duke u përgatitur kontratat e reja ndërmjet prodhuesve, furnizuesve dhe tregtarëve që rekomandohen nga Evropa. Do të përjashtohen 26 kontratat e identifikuara me praktika të padrejta tregtare.

Pritet edhe ulje e çmimeve sepse nuk do të jenë ato 35 deri në 40 për qind zbritje, ndërsa me Ligjin e bazës vjetore do të ulet në 10 për qind.


“Në kontratat e mëparshme ndërmjet prodhuesve, furnizuesve dhe tregtarëve, ka përqindje jashtëzakonisht të larta të pazareve dhe zbritjeve – madje deri në 35 dhe 40 për qind, dhe e gjithë kjo e ngarkon rëndë produktin dhe konsumatorin përfundimtar, qytetarët. Në këtë mënyrë shantazhohen disi disa tregtarët, prodhuesit. Dhe për shkak të kësaj, prodhuesit u desh të rrisin çmimet për të qenë profitabile”, thotë Risteski.

Sipas dispozitave të ligjit të ri për praktikat e padrejta tregtare, në periudha të caktuara të vitit mund të ketë zbritje më të madhe se 10 për qind, për shkak të aksioneve, por kjo përqindje nuk do të tejkalohet në bazë vjetore.

“Mendoj se ky ligj do të ketë një rëndësi të madhe dhe është ligji i parë në Evropën Juglindore, i cili do të rregullojë këto marrëdhënie dhe mendojmë se efekti përfundimtar i realizimit dhe zbatimit do të reflektohet në çmimin e produkteve, dhe përfitim më të madh, sigurisht, do të kenë edhe konsumatorët e fundit. Lista e produkteve bujqësore dhe ushqimore përbëhet nga rreth 2.540 produkte. Ky ligj është miratuar në konsultim me punëdhënësit, me odat ekonomike, me Shoqatën për prodhime bujqësore dhe ushqimore dhe natyrisht në konsultim me ministritë tjera përkatëse”, sqaron për MIA-n zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Oda Ekonomike e Maqedonisë korrigjoi qëndrimin fillestar se ligji nuk është i pranueshëm dhe me një shkresë të dytë drejtuar Qeverisë më datën 3 të këtij muaji, sqaron se mospranimi nuk është qëndrim i të gjithë anëtarëve, por se, veçanërisht prodhuesit, e pranojnë.

Një letër të këtillë presin edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

Ndryshe, në takimin e fundit me afaristët nga Oda rajonale e Prilepit, në thelb Ligji është i pranueshëm për ta dhe presin se si do të zbatohet dhe si do të bëhet mbikëqyrja. 

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori