LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci në Gjermani: Kosova do të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën

Maqedonci në Gjermani: Kosova do të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë mbledhjes së  24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, në Raimstein të Gjermanisë, ka prezantuar pakon e re të ndihmës nga Kosova për Ukrainën.

Gjatë këtij takimi, Maqedonci ka bërë të ditur se këtë muaj Kosova ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do t’i dorëzohen Ukrainës.

“Këtë muaj, Qeveria e  Republikës së Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do t’i dorëzohen Ukrainës. Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka dërguar dy pako të mëdha ndihmash, të përbëra nga pajisje, mjete të blinduara dhe municione.

“Përveç kësaj, së bashku me EUCOM, po trajnojmë qindra ukrainas në Kosovë për operacione të deminimit, të cilat janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për tani por edhe për të ardhmen, dhe gjithashtu po vazhdojmë mbështetjen tonë për trajnimin e njësive ukrainase përkrah aleatëve tanë britanikë në kuadër të Operacionit Interflex”, ka shkruar ministri.

Ai ka thënë se Kosova si anëtare e Koalicionit të Deminimit do të vazhdojë mbështetjen e këtij partneriteti me kapacitete të ndryshme.

Maqedonci premtoi se ndihma e Kosovës do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës dhe popullit të saj.

Ministri Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po marrin pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që po zhvillohet në Raimstein të Gjermanisë.

Takimi i sotëm i Grupit të Kontaktit për Ukrasinë që u drejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov.

Në këtë takim mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy,

Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.

Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes të mbi 50 vendeve të botës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori