LAJMI I FUNDIT:

Bardhi: Nuk na mungon dëshira për fitore

Bardhi: Nuk na mungon dëshira për fitore

Edicion i ri i Ligës së Kombeve tani më ka filluar, ndërsa nesër edhe përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të ketë përballjen e parë, ku ciklin e këtyre garave e nis ndaj Ishujve Faroe, njofton Telegrafi.

Para kësaj sfide ka folur kapiteni Enis Bardhi, i cili mes tjerash ka thënë se atmosfera në ekip është shumë e mirë.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që po vjen dhe kemi bërë një analizë të detajuar të kësaj ndeshje. Atmosfera është gjithmonë e mirë kur luajmë për përfaqësuesen dhe ndoshta në këtë takim kemi atmosferën më të mirë. Kemi lojtarë të mëdhenj që kanë nënshkruar për klube të mëdha si Dimitrievski, Elmas, Miovski dhe presim shumë prej tyre. Nuk duhet të kërkojmë alibi dhe si gjithmonë duhet të jemi të fokusuar në lojën tonë. Nuk na mungon dëshira për fitore dhe duhet të shfrytëzojmë hapësirën që do të na ofrojë kundërshtari”, ka thënë Bardhi.


Kujtojmë se te përzgjedhësi Milevski për dy sfidat e radhës, Ishjt Faroe dhe Armeninë ka ftuar edhe gjashtë futbollist shqiptar, Visar Musliu, Ezxhan Alioski, Ahmed Ilazovski, Enis Bardhi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

Ishujt Faroe – Maqedonia e Veriu luhet nesër me fillim në ora 15:00, ndërsa me 10 shtator në Shkup përfaqësuesja e vendit tonë luan ndaj Armenisë me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori