LAJMI I FUNDIT:

Eksporti bie për 7.7%, Maqedonia më shumë tregti bën me Gjermaninë

Eksporti bie për 7.7%, Maqedonia më shumë tregti bën me Gjermaninë

Vlera totale e eksportit të mallrave në periudhën janar-korrik 2024 është 4,5 miliardë euro dhe shënon rënie prej 7,7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të fundit, njoftoi Enti i Statistikave.

Nga ana tjetër, vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 6.4 miliardë euro, që është 0.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deficiti tregtar, në periudhën janar-korrik 2024, arrin në 1.9 miliard euro.


Në këtë periudhë, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Maqedonia ka bërë më së shumti tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.