LAJMI I FUNDIT:

Stuhi e fuqishme goditi Italinë – tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Stuhi e fuqishme goditi Italinë – tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Veriun e Italisë e kanë goditur stuhi të forta pas një vere të nxehtë. Sipas mediave italiane, moti i keq ka prekur më shumë rajonet Piemonte dhe Lombardi. Gjatë stuhisë, një burrë ka humbur pranë Torinos dhe, për shkak të përmbytjes së lumit, është shembur një urë.

Një stuhi e fuqishme ka goditur rajonin italian Piemonte, duke shkaktuar përmbytje që kanë bërë dëme të mëdha. Uji ka përmbytur rrugët e Torinos, Val di Susa dhe Val Cisonea. Lumi Gerardo ka dalë nga shtrati, duke shembur një urë në fshatin Giordani.

Sipas informacioneve të para, në fshatin Kombe janë izoluar rreth njëzet persona. Lumi ka dalë nga shtrati edhe në qytetin Busoleno, duke ndërprerë trafikun në rrugën shtetërore, gjë që ka izoluar rreth tridhjetë persona, shkruan ansa.


Afër Torinos, një burrë 58-vjeçar është zhdukur pasi traktorin me të cilin udhëtonte e mori lumi. Zjarrfikësit janë duke e kërkuar, por moti i keq po e vështirëson misionin e kërkim/shpëtimit.

Një shi i fortë me erëra të fuqishme, megjithëse të shkurtra, ka goditur edhe Barin, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të trafikut. Nënkalimi në qendër të qytetit dhe nënkalimi hekurudhor janë përmbytur dhe janë mbyllur për trafikun. Vetëtimat shkaktuan disa minuta ndërprerje të energjisë elektrike në qendër të qytetit.

Në Venedik, baticat sërish kanë shkaktuar probleme. Sheshi i Shën Markut është nën ujë, ndërsa sistemi i digave Mose nuk është aktivizuar, kështu që janë ndezur sirenat e alarmit. Përveç kësaj, qytetarët kanë marrë edhe mesazhe SMS për të paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve.

Shirat e vazhdueshëm në Milano kanë shkaktuar rritjen e nivelit të disa lumenjve. Lumi Lambro ka arritur 2.60 metra dhe për këtë arsye janë evakuuar dy shtëpi për të moshuarit. Lagjja Ponte Lambro është përmbytur.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shpëtuar njerëzit në disa automjete që ishin bllokuar në një nënkalim të përmbytur.

Erërat me shpejtësi mbi 100 km/h në Genoa dhe shiu i rrëmbyeshëm në Ligurian kanë rrëzuar pemët dhe tabela reklamuese. Shumë zona janë përmbytur.

Në Toskanë është filmuar një tornado që ka marrë me vete shtretërit e plazhit dhe çadrat e diellit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori