Pandov: Angazhimi me punë është mënyra më e mirë për risocializimin e të burgosurve
Angazhimi në punë është mënyra më e mirë për të risocializuar të burgosurit, konsideron u.d drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Aleksandar Pandov. Në intervistën për AIM ai tha se do të mundohet që ligjërisht të intervenojë në pjesën e angazhimit në punë të të burgosurve me qëllim që kjo të shfrytëzohet më shpesh.
“Kam vërejtje për ligjin e fundit të bërë tani në prill. Planifikoj që në periudhën në vazhdim të kërkoj ndryshime në pika të caktuara. Vërejta është ajo se te ne, nëse themi se kemi 2,400 të burgosur, mendoj se rreth 100 janë vetëm të angazhuar me punë. Udhëzimet e mia për drejtorët e burgjeve janë që të përpiqen të arrijnë marrëveshje me kryetarët e komunave, me kompani të tjera, që të angazhohen me punë sa më shumë të burgosur”, tha Pandov.
Drejtori njoftoi se gjendja e trashëguar e të burgosurve të evidentuar në arrati është rreth 200, ndërsa në pyetjen nëse ka garanci se do të kthehen të burgosurit të cilëve ai ua ka ndërprerë mbajtjen e dënimit, mes të cilëve ka pasur edhe të dënuar nga “27 prilli”, tha se nuk ka garanci dhe derisa nuk kthehen janë në arrati.
“Shumica prej tyre tashmë kanë përfunduar ndërprerjet dhe janë kthyer në burgje. Një pjesë jo e vogël e tyre ndërkohë kanë kërkuar nga gjykatat që t’u japin pushime më të gjata. Emri më i njohur për të cilin ka pasur ndërprerje është ish ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov. Në ndërkohë, z.Çavkov, unë me sa jam i njoftuar nga burgu, ka marrë ndërprerje prej tre muajsh, pra i përfundon në nëntor dhe jo pak nga të dënuarit e tjerë për 27 prillin kanë marrë ndërprerje nga gjykatat, disa për një muaj, disa për dy”.
“Garanci nuk ekziston, si për secilin që me ligj do të dërgohet për 30-45 apo 60 ditë, kur ta lirojmë për fundjavë, nëse nuk kthehet, do të thotë është në arrati, njoftojmë menjëherë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ai i dënuar konsiderohet si i arratisur”, sqaroi Pandov.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles