Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë, deputeti Enver Dugolli, u shpreh i bindur se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do ta tejkalojë rezultatin e shkurtit të vitit 2021.
Dugolli tha se do të marrin më shumë besim se para katër viteve.
Sipas tij ,opozita është e dobët.
“Nuk ka arritur ta krijojë një alternativë tjetër që qytetari do ta besonte… Qeveria ka dëshmu qeverisje pa afera korruptive dhe pa skandale”, tha ai në RTV21.
Ai tha se presin të marrin më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025
Kur u pyet se a e konsideron aferë korruptive çështjen e drejtorit të KEK-ut, ambasadorit në Zagreb, tenderëve njëburimor, Dugolli tha se këto janë pretendime të opozitës.
“Do të dëshmohen se kanë qenë të rrejshme e nuk kanë prodhu asgjë”, tha ai, duke lavdëruar ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Është duke u zhvillu proces gjyqësor në të cilin nuk do të ndërhy”, tha Dugolli, duke u shprehur i bindur se do të dalë i pafajshëm ish drejtori i KEK-ut.
Dugolli tha se Qeveria nuk do të heq dorë nga asnjë vendim për veriun e Kosovës.
“Të gjitha vendimet që i zbatojmë janë të bazuara në Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës. Pra të jemi të qartë, kompromis me Kushtetutë dhe ligje nuk ka. Nuk ka të drejtë askush që të mbivendoset mbi Kushtetutën e Republikës. Prandaj të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës që i ndërmerr janë të bazuara këtu. Nuk ka dalë askush deri tash, as nga miqtë tanë ndërkombëtarë që na qortojnë nganjëherë, nuk i kontestojnë ligjet”, tha Dugolli.
Pas paralajmërimeve për bllokada të kufijve me Serbinë, Dugolli siguroi se veriu është nën kontroll të autoriteteve të Kosovës.
“Kosova ka avancuar. Nuk mund të befasohemi nga ndonjë veprim mund të jetë i paparashikuar”, tha ai,
Dugolli u pyet se është veriu i Kosovës nën kontroll.
“Natyrisht se jemi duke e kontrollu. Gjithçka është e qetë. Situata është mjaft e qetë, stabile ndonëse ekzistojnë ende aty këtu individë grupe të vogla të cilat janë mbetje e bandave të Radoiçiqit, por janë shumë minore sa i përket ndonjë incidenti apo ndonjë mundësie për tensionim apo përshkallëzim të situatës”, tha Dugolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar