LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Nuk do të lejojmë që dikush të luaj me gjuhën shqipe

Mexhiti: Nuk do të lejojmë që dikush të luaj me gjuhën shqipe

Zv. kryeministri Izet Mexhit thotë se BDI vetë e ka dërguar në Komisionin e Venedikut ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Nga BDI flasin vetëm për kryetarin e Gjykatës Kushtetues, por nuk flasin edhe për gjykatësit tjerë dhe e pranojnë se janë të afërt të BDI-së dhe LSDM-së, pra aty janë shtatë gjyqtarë”, tha Mexhiti sot para gazetarëve.

Mexhiti tha se vetë koalicioni BDI-LSDM ka dërguar ligjin në Komisionin e Venedikut.


“Ministrja e Drejtësisë të LSDM-së e ka dërguar ligjin në Komisionin e Venedikut, pra vetë BDI-ja e ka dërguar në Komisionin e Venedikut, pra vetë BDI-ja i ka pritur rezultatet e Komisionit të Venedikut. Pse kjo lëndë është mbajt në Gjykatën Kushtetuese në sirtar me vite të tëra”, tha Mexhiti.

Zv. kryeministri tha se BDI po mundohet të keqpërdorë ligjin për gjuhën shqipe për të krijuar destabilizim.

Mexhiti tha se VLEN është pjesë e qeverisë dhe është garancë dhe nuk do të lejojnë që të luhet me gjuhën shqipe./Telegrafi/