Bankat duhet të integrojnë rreziqet klimatike në kuadrin e përgjithshëm të administrimit të rrezikut, për të shmangur humbjet e papritura. Rreziqet e lidhura me klimën dhe mjedisin mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e biznesit të bankave.
Bankat duhet të identifikojnë rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor në nivel sektorësh kryesorë apo zonash gjeografike si dhe në nivel produktesh e shërbimesh që ofron ose planifikon të ofrojë, duke marrë në konsideratë që disa nga këto rreziqe mund të materializohen gjatë një periudhe kohe afatmesme ose afatgjatë.
Rreziqet e lidhura me klimën dhe mjedisin mund të ndikojnë, për shembull, në rritjen ekonomike, punësimin ose çmimet e pronave në nivel kombëtar, rajonal ose lokal.
Ngjarjet e motit mund të shkaktojnë thatësira ose përmbytje që ndikojnë në prodhimin bujqësor të një rajoni, kërkesën për banesa ose në vlerën e kolateralit, në nivel kombëtar, rajonal ose lokal. Paralelisht, konkurrenca ndikohet nga zhvillimi i një tregu financimi të gjelbër dhe preferencat e konsumatorëve zhvendosen nga mallrat dhe shërbimet me emetim të lartë karboni ose ndryshe ndotëse, drejt produkteve dhe shërbimeve me emetim të ulët karboni ose ndryshe “të gjelbra”.
Në identifikimin e rreziqeve, një bankë mund të kategorizojë klientët ose portofolet e saj sipas ekspozimeve ndaj rrezikut klimatik. Për shembull, grupimi gjeografik mund të ndihmojë në identifikimin e ekspozimeve që janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të larta fizike, si rreziku i lartë i përmbytjeve ose thatësirës.
Bankat duhet të marrin në konsideratë edhe ndikimin që mund të kenë në mjedis strategjia e zhvillimit dhe modeli i tyre i biznesit, për shembull, nëpërmjet matjes dhe kufizimit të emetimeve të gazrave serë ose efikasitetin e burimeve të portofoleve të saj kryesore, ose që rrjedhin nga aktivitetet e tyre.
Bankat duhet të vlerësojnë nëse do të zhvillojnë produkte të qëndrueshme që konsiderohen të jenë më rezistente ndaj rreziqeve të lidhura me klimën dhe mjedisin. Këto përfshijnë produkte të emërtuara zakonisht si “të gjelbra”. Bankat mund të përdorin produkte të tilla si një mjet për të arritur objektivat e saj të rrezikut të lidhura me klimën dhe mjedisin dhe të rregullojë modeline saj të biznesit dhe përbërjen e portofolit. Për shembull, banka mund të vendosë objektiva strategjikë ose limite në lidhje me ekspozimet e saj ndaj aktiviteteve ose sektorëve të caktuar ekonomikë. Më tej, banka duhet të ketë parasysh se vendosja e objektivave strategjik ka të ngjarë të ndryshojë profilin e saj të përgjithshëm të rrezikut, duke rezultuar në nevojën për të rishikuar oreksin e saj ndaj rrezikut, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët