LAJMI I FUNDIT:

Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Arnaud Gouillon, përfaqësues i së djathtës ekstreme franceze, i njohur për qëndrimet e tija raciste ndaj Kosovës, ka një detyrë të re në qeverinë e Serbisë – do të udhëheq ekipit që sipas pretendohet të luftojë “lajmet e rreme” për Serbinë në mediat botërore, shkruan Deutsche Welle.

Zyra për Diplomaci Kulturore dhe Publike, e cila është themeluar zyrtarisht nga Qeveria e Serbisë në maj, ende nuk ka faqe interneti apo numër telefoni, por tashmë ka një drejtor. Dhe drejtori ka plane të mëdha, transmeton Telegrafi.

Gouillon, i lindur në Francë por me nënshtetasi serbe, anëtar i shquar i Partisë Progresive Serbe, krijoi një ekip për të luftuar “lajmet e rreme”. Ai ekip, tha Gouillon, do të dërgojë mohime dhe tekste autoriale.


“Ne duam të arrijmë që ata që janë mësuar të publikojnë gënjeshtra dhe aspekte negative të ngjarjeve në Ballkan, përfshirë Serbinë, ta dinë se do të marrin përgjigje çdo herë dhe se do të ketë reagim”, tha Gouillon.

Deri në fund të vitit duhet të jetë “ekipi i gatshëm” për anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, ndoshta edhe italisht.

“Çdo ekip do të ketë disa gazetarë të cilët ose do të jenë vendas të atyre vendeve ose serbë nga diaspora që kanë lindur atje dhe që e kuptojnë gjuhën dhe mentalitetin e atij vendi”, shtoi ai.

Autoritetet serbe të udhëhequra nga presidenti Aleksandar Vuçiq kanë treguar shumë herë se kanë lëkurë dhe nerva të hollë kur bëhet fjalë për artikujt në gazetat e njohura perëndimore.

Nga artikujt në New York Times, Washington Post, Frankfurter Allgemeine Zeitung apo ato të botuara nga DW – pa përmendur mediat rajonale – shpesh krijoheshin konspiracione, mblidheshin konferenca mediatike dhe transmetoheshin emisione speciale në Pink dhe Happy.

I pyetur për të vlerësuar detyrën e re të Gouillon për të luftuar lajmet e gjoja të rreme, një gazetar i njohur nga Beogradi refuzoi të fliste për DW, duke thënë se shkaku ishte joserioz. Dhe se qeveria po bën shumë më tepër dëm me persekutimin aktual të gazetarëve të pavarur në Serbi.

Zhelko Bodrozhiq, kryetar i Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, thotë se “ekipi propagandistik” i Aleksandër Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re, në lidhje me krijimin e “skuadrave kundër lajmeve të rreme”.

“Çmenduria padyshim ka marrë hov, sepse gjithçka të kujton Korenë e Veriut dhe Administratën për Agjitacion atje”, tha Bodrozhiq për DW.

Problemi për qeverinë është se në mediat e njohura evropiane dihet prej kohësh se çfarë po ndodh në Serbi, shtoi ai.

“Dhe ato lajme, të cilat Arnaud Gouillon tani do të donte t’i mohonte, janë kryesisht të vërteta”, theksoi Bodrozhiq.

Milan Krstiq, nga ana tjetër, thotë se ka një kufi të hollë mes mbrojtjes së imazhit të shtetit dhe mbrojtjes së qeverisë.

“Është një gjë të thuash se edhe serbët ishin viktima të viteve nëntëdhjetë, se disa kriminelë nuk u dënuan dhe se serbët nuk janë rusë të vegjël… dhe është tjetër të mbrosh qeverinë kur, për shembull, Freedom House thotë se Serbia është një regjimi hibrid apo se ka zëra se lulet po lulëzojnë në Serbi”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Serbia

"Gjithçka ishte në zjarr", dëshmitarët përshkruajnë sulmin vdekjeprurës rus në Lviv

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Botë
Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Evropa
Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Serbia
Kalo në kategori