Liridon Rexhepi, i cili dyshohet si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit, ka raportuar Anadolu Agency.
Sipas këtij mediumi, nga informacionet që kanë marr nga burimet e sigurisë, Rexhepi ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi.
Rexhepi, për të cilin është përcaktuar se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës, mësohet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.
MIT ka përcaktuar se të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar dhe ai ka bërë transfere të shumta parash për personelin në terren në Turqi nëpërmjet Western Union.
Aktivitetet e tij thuhet se janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi.
E lidhur me arrestimin e Rexhepit në Turqi ka folur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo në një konferencë për media konfirmoi se lidhur me rastin Turqia ka dërguar pyetje me shkrim, gjersa shtoi se bashkëpunimi juridik me këtë shtet është shumë i mirë.
“… Së pari Ministria e Drejtësisë ka bashkëpunim të shkëlqyer me Turqinë… Në të kaluarën e dini rastin e dëbimit të qytetarëve turq nga Kosova, por në përgjithësi bashkëpunimi juridik me Turqinë është shumë i mirë…Ne i trajtojmë kërkesat gjithnjë kur ato janë në përputhje me vendimet e gjykatave, sipas legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjeve që i kemi.
Në këtë drejtim na kanë dërguar edhe pyetje me shkrim për rastin në fjalë. Por, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes unë kam kërkuar nga drejtori i Departamentit që të më njoftojë vetëm për çështje të cilat mund të njoftohet publiku, prandaj me konsideratë kërkoj që t’ju përgjigjemi me shkrim vetëm për çështjet që na lejohet…”, tha ministrja Haxhiu.
Pas arrestimit të shtetasit të Kosovë, ka reaguar edhe familja e tij.
Arianit Koci, avokat i autorizuar i Liridon Rexhepit ka publikuar reagimin e familjes së Rexhepit, e cila është e bindur se familjari i tyre është i pafajshëm.
Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si përfaqësues i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit opinionit publik ia përcjell porosinë e saj.
“Të nderuar qytetarë;
Të nderuar familjarë, shokë, miq e dashamirë;
Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll.
Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni.
Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin institucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.
Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci.
Me respekt, familja Rexhepi”, thuhet në reagimin e familjes Rexhepi, të cilën e ka përcjellë avokati Koci, transmeton Telegrafi.
E pas arrestimit të Liridon Rexhepit janë deklaruar edhe ekspert të sigurisë.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se arrestimi i kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, i cili dyshohet për menaxhimin e rrjetit financiar të Mossad-it, është një trillim që synon të dëmtojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit.
Sipas Shalës, kjo nuk është e mundur as nga aspekti shkencor dhe as praktik, duke theksuar se Kosova nuk mund të përdoret si hapësirë operative për aktivitete të tilla.
“Kjo është një trillim i formës klasike që mund të bëjnë shërbimet e caktuara për të prishur raportet mes Kosovës dhe Izraelit. Pra janë tendenca të caktuara, sepse nuk ka mundësi në aspektin edhe shkencor një gjë e tillë të ndodhë. Çështjet janë që ndoshta ka një interes politik, por assesi ndonjë interes që qytetarët e Kosovë të jenë pjesë përbërëse e një aktivitetit të Mosadit”, ka thënë Shala, në emisionin FIVE të RTV Dukagjini.
Ai gjithashtu ka potencuar se sistemi mikrofinanciar i Kosovës është i unifikuar dhe çdo transaksion i dyshimtë do të diktohej nga autoritetet vendore.
“Nuk është që mund të ndonjë prishje të raporteve me Turqinë, as me Izraelin. Pra është një lojë sipas gjitha gjasave e orkestruar nga vet i pandehuri që tani është në mbajtje nga autoritetet turke. Një e vërtetë është që Kosova nuk ka mundësi të përdoret si hapësirë operative për të kryer në forma të ndryshëm financimin e strukturave inteligjente, sepse sistemi mikrofinanciar i Kosovës është i unifikuar dhe nuk ka mundësi asnjë transaksion i dyshimtë me ndodhë pa u diktuar nga autoritete vendore të Kosovës”, ka deklaruar Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje