Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Manchester United ka kontaktuar një numër trajnerësh teksa janë duke konsideruar të ardhmen e Erik Ten Hag, duke përfshirë një kandidat të cilin e konsiderojnë të duhurin në rast se holandezi shkarkohet.
Në fund të sezonit të kaluar, pasi United triumfoi ndaj Manchester Cityt në finale të FA Cup, u konfirmua se Ten Hag do të mbetej në ‘Old Trafford’.
Pasi përfunduan në pozitën e tetë në Ligën Premier, holandezi u përball me një presion të madh. Në fakt, drejtuesit e United kishin mbajtur bisedime me disa trajnerë të ndryshëm për të zëvendësuar Ten Hagun, duke përfshirë Mauricio Pochettinon, Marco Silvan dhe Thomas Tuchel.
Ten Hag më vonë e kishte konfirmuar se United ka mbajtur bisedime me Tuchelin.
“Manchester United tashmë më kanë thënë se kanë biseduar me Tuchel, por eventualisht ata kishin rënë në përfundim se tashmë kanë trajnerin më të mirë”, ka thënë Ten Hag.
Disa muaj më vonë dhe United tashmë ka hasur në vështirësi në tri ndeshjet e para në ligë. Ata arritën një fitore minimale ndaj Fulhamit në xhiron hapëse, por pastaj pësuan dy humbje radhazi ndaj Brightonit dhe Liverpoolit.
Si rezultat, e ardhmja e Ten Hag është bërë sërish një temë diskutimi në kampin e ‘Djajve të Kuq’.
United me shumë gjasë nuk do ta emëronin Gareth Southgaten në krye tët stolit, sipas një raportimi nga Daily Mail në korrik, pasi ish-përzgjedhësi i Anglisë ishte lidhur fortë me këtë rol më herët këtë vit.
Thomas Tuchel, ndërkohë, pritet që të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar Ten Hagun./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ka interesim serioz për transferimin e top sulmuesit italian

Interi arrin marrëveshje mbi kushtet personale me sulmuesin brazilian

Alarmohen gjigantët evropianë, Guirassy ka një klauzolë speciale tek Dortmundi

Atletico Madridi po përgatitet për dy largime gjatë verës

Hansi Flick kritikon dy yjet e Barcelonës për sjelljen e tyre në ndeshjen ndaj Celta Vigos

Barcelona i bashkohet Arsenalit dhe Man Utd në garën për transferimin e yllit danez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë