LAJMI I FUNDIT:

Përplasje të reja mes BDI-së dhe VLEN-it për shqipen, Bexheti: Me këta hyzmeçarë, me këta vazalë gjithçka është e mundur

Përplasje të reja mes BDI-së dhe VLEN-it për shqipen, Bexheti: Me këta hyzmeçarë, me këta vazalë gjithçka është e mundur

Iniciativa për vlerësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve që do të shqyrtohet në Gjykatën kushtetuese në fillim të tetorit, u bë shkak për përplasje të reja mes Frontit Europian dhe koalicionit VLEN. Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti me kritika të ashpra për koalicionin qeveritar duke iu përgjigjur pyetjes nëse pret që gjykata ta anulojë ligjin me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe.

“Me këta hyzmeçarë, me këta vazalë, dhe me këtë qasje provokuese që bën ky koalicion qeveritar tani më është evidentet se gjithçka mund të pritet”, tha Blerim Bexheti nga Fronti Europian.

Nga ana tjetër, ministri nga radhët e VLEN, Orhan Murtezani në një intervistë televizive në Kanal 5 tha se gjykata kushtetuese me shumë gjasa ka parasysh se bëhet fjalë për iniciativë që është me karakter sigurie dhe politik.


“Nuk ka asnjë kuptim që përsëri të shqyrtohen zgjidhje ligjore të cilët paraprakisht me vite të tëra zbatohen me sukses”, tha Orhan Murtezani – Ministër për Çështje Europiane.

Murtezani, koalicioni i të cilit këtë iniciativë deri te gjykata kushtetuese e vlerësoi se përpjekje për grusht shteti, gishtin e drejtoi kah BDI-ja duke thënë se kjo iniciativë është objekt i destabilizimit.

“Në 2019 kur u dorëzua iniciativa, kryetar i Gjykatës kushtetuese ishte deputeti aktual nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga BDI dhe e njëjta që nga 2019 ruhet në sirtarë ndërsa sot iu shërben agjendave të tyre për destabilizim”, shtoi ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani.

Paraprakisht kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se vendimi i gjykatës kushtetuese do të respektohet sido që të jetë ai, për shkak se, siç shtoi, nuk jetojmë në anarki./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Politikë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Politikë
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kalo në kategori