LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga mbërrin me Michael Polanskyn në Festivalin e Filmit në Venecia, tregon unazën e fejesës prej diamanti

Lady Gaga mbërrin me Michael Polanskyn në Festivalin e Filmit në Venecia, tregon unazën e fejesës prej diamanti

Lady Gaga tregoi unazën e fejesës teksa po shkonte në Festivalin e Filmit në Venecia me të fejuarin e saj, Michael Polansky.

Çifti i lumtur u fotografua në humor të mirë, teksa shkëmbyen edhe puthje në buzë me njëri-tjetrin, ndërkohë që dolën nga automjeti i tyre në Venecia, Itali, përpara premierës së filmit të saj të ri, “Joker: Folie a Deux”.

Këngëtarja e “Poker Face”, 38 vjeçe, ka mahnitur me një fustan bardh e zi, të cilin e ka shoqëruar me syze dielli të zeza.


Foto: Getty Images

Ajo i lëshoi tërësisht flokët e saj të bardha në një stil gjysmë lart, gjysmë poshtë.

Gaga, e lindur si Stefani Germanotta, e përfundoi ‘look’-un me një palë geta të zeza dhe bizhuteri gjigante.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, Polansky, 46 vjeç, kishte një kostum tërësisht të zi, i veshur me një xhaketë mbi këmishën e tij dhe pantallonat e njëjta. Ai gjithashtu u koordinua me syzet e zeza të diellit të Gaga-s duke vënë një palë të ngjashme.

I diplomuari i Universitetit të Harvardit qëndroi në krah të yllit të muzikës pop derisa ajo hyri në festival.

Foto: Getty Images

Lady zbuloi se u fejua në Lojërat Olimpike të Parisit në korrik, kur ajo iu referua partnerit të saj si i fejuari, duke e prezantuar atë me kryeministrin e Francës Gabriel Attal. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk zihem me femra për një mashkull” - bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP

“Nuk zihem me femra për një mashkull” - bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP

Magazina
Melinda Ademi reagon pas videos që bëri bujë, ku dukej e zhveshur

Melinda Ademi reagon pas videos që bëri bujë, ku dukej e zhveshur

Magazina
Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Magazina
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

Magazina
Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Magazina
Kalo në kategori