LAJMI I FUNDIT:

Me fotografinë e fundit, Xhuli Nura ngacmon fansat për lidhje të re

Me fotografinë e fundit, Xhuli Nura ngacmon fansat për lidhje të re

Ajo ka deklaruar se momentalisht është beqare dhe se nuk ka ndonjë mashkull në jetën e saj.

Bëhet fjalë për modelen shqiptare, e cila shpesh reagon dhe jep mendime për meshkujt, ndonëse ditë më parë ndau edhe disa arsye se përse është akoma vetëm.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova së fundmi mori vëmendje me një fotografi të publikuar në rrjete sociale.


Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka ndarë një imazh nga ashensori, ku shihet të jetë me një mashkull, pa zbuluar më shumë detaje për fansat.

Nuk dihet se me kë është, ndonëse kjo mund të jetë edhe një mënyrë për të tërhequr vëmendje.

Zeshkania këtë kohë ka qenë më e fokusuar në projekte të tjera, në fushën e modelingut.

Xhuli nuk ka dyshim se është njëra nga personazhet më të komentuar të edicionit të parë të Big Brother. /Telegrafi/

Xhuli Nura