LAJMI I FUNDIT:

Si të hiqni ngjitësin nga rrobat? Pastroni të gjitha njollat në vetëm tre hapa

Si të hiqni ngjitësin nga rrobat? Pastroni të gjitha njollat në vetëm tre hapa

Ju duhet një thikë e vogël, një sfungjer dhe acetoni

Për të hequr ngjitësin nga rrobat, është e rëndësishme të mos nguteni dhe ta lini të thahet plotësisht. Nëse jeni shumë të paduruar, do të bëni vetëm një njollë më të madhe.

Ndërsa prisni, përgatitni gjithçka që ju nevojitet.


Ju duhen:

▪ thika
▪ sfungjeri
▪ acetoni
▪ tupferi
▪ detergjenti

Hiqni ngjitësin e mbetur mekanikisht

Gërryeni copat e ngjitësit me kujdes, mundësisht duke përdorur anën e topitur të thikës, në mënyrë që të mos dëmtoni fijet e pëlhurës, transmeton Telegrafi.

Hiqni mbetjet më të vogla

Njomeni pëlhurën në ujë të ftohtë dhe fërkoni mbetjet e ngjitësit me një sfungjer të lagur.

Hiqni kimikisht njollat e ngjitësit

Njomeni një tupfer pambuku në aceton dhe fërkojeni ngadalë njollën. Mundohuni të mos e shtrydhni acetonin mbi pëlhurë dhe të mos e derdhni atë.

Zhyteni njollën

Fërkoni detergjentin e rrobave në mbetjet e njollës. Lëreni të qëndrojë për disa orë. Lani pëlhurën si zakonisht. Kontrolloni nëse njolla është zhdukur plotësisht dhe vetëm nëse jeni i sigurt se është zhdukur, mund ta thani atë pjesë të veshjes në makinë tharëse. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë

Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë

Lule
Kalo në kategori