LAJMI I FUNDIT:

Mongolia nuk i zbaton detyrimet ndërkombëtare – refuzon ta arrestojë Putinin

Mongolia nuk i zbaton detyrimet ndërkombëtare – refuzon ta arrestojë Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Mongoli, duke shënuar vizitën e parë në një vend që është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) që kur ajo lëshoi një urdhër arresti për të vitin e kaluar.

Mediat shfaqen pamjet e aeroplanit të diktatorit rus duke aterruar në kryeqytetin mongol, Ulaanbaatar.

Putini kërkohet nga ICC-ja për deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga zonat e Ukrainës të pushtuara nga forcat ruse, shkruan moscowtimes.


Kievi u ka bërë thirrje autoriteteve mongole të ekzekutojnë urdhrin e ICC-së, ndërsa gjykata përsëriti javën e kaluar se anëtarët e saj janë të detyruar të arrestojnë individët që janë paditur.

ICC lëshoi urdhrin e arrestit për Putinin në muajin mars të vitit 2023, duke përmendur “fakte të besueshme” se ai është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas në Rusi.

Kievi pretendon se mijëra fëmijë u dëbuan me forcë nga jetimoret dhe institucionet e tjera shtetërore pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.

Moska pohon se i zhvendosi fëmijët për sigurinë e tyre dhe e ka hedhur poshtë urdhrin e ICC-së si të parëndësishëm. Megjithatë, udhëtimi i kësaj jave në Mongoli është i pari i Putinit në një shtet anëtar të ICC që nga lëshimi i urdhrit 18 muaj më parë.

Pas arritjes së Putinit, Amnesty International paralajmëroi se dështimi i Mongolisë për ta arrestuar atë mund ta inkurajojë më tej liderin rus.

“Presidenti Putin është një i arratisur nga drejtësia”, tha Altantuya Batdorj, drejtoreshë ekzekutive e Amnesty International Mongolia.

“Çdo udhëtim në një shtet anëtar të ICC-së që nuk përfundon me arrestim do të inkurajojë kursin aktual të veprimit të presidentit Putin dhe duhet parë si pjesë e një përpjekjeje strategjike për të minuar punën e ICC-së”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë
Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Amerika
​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

Serbia
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori