Transporti publik në Shkup nga sot do të reduktohet. Disa nga autobusët privatë do të lëvizin vetëm në mëngjes, nga ora pesë. Një autobus do të drejtojë vetëm një ndërrim, në një linjë.
Bëhet fjalë për autobusët me numrat 45, 23, 63, 73, 61, 63, 22, 52, 54, 19 dhe 20. Më pas autobusët do të qëndrojnë në garazh, ndërsa shoferët do t’u bashkohen kolegëve të tyre që nuk do të lëvizin.
Transporti publik i organizuar nga “Vestor Trans” edhe sot vazhdon të funksionojë pa probleme dhe në përputhje me orarin. Bëhet fjalë për autobusët me numër 9, 11, 11a, 12, 47 dhe 55.
Disa nga transportuesit privatë bëjnë të ditur se sot do të kenë takim me drejtorin e NTP-së Dragi Kushovski dhe sekretarin e Qytetit të Shkupit. Takimi, siç është paralajmëruar, duhet të mbahet në ambientet e NTP “Shkupi” në Autokomandë.
Transportuesit privatë kërkojnë shlyerjen e borxhit dhe rritjen e çmimit, i cili siç theksojnë është i tetë viteve më parë, përkatësisht i vitit 2017. Nga ana tjetër, kompanisë së transportit publik i mungojnë autobusët për të mbuluar orarin dimëror, i cili nis sot.
Drejtori i Ndërmarrjes së Transportit Publik, Dragi Kushovski, tha se nuk kanë autobusë të mjaftueshëm për të plotësuar orarin veror, e jo atë dimëror, dhe u bëri thirrje institucioneve që të përgatiten për rinovimin e autobusëve të NTP-së.
Për tejkalimin e problemeve, më 22 gusht është mbajtur takimi i kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me përfaqësues të grupeve të këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit, pas së cilës është rënë dakord që këshilltarët do të mbështeste konvertimin e fondeve për riparimin e 30 autobusëve të NTP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje