Mjeku ju paralajmëron të keni kujdes
Doktori Anis Khalaf paralajmëroi ndjekësit e tij në TikTok për një shenjë të gjuhës që sugjeron se nuk do të duhej të pinit kafe.
Për shumë njerëz, një filxhan kafeje në mëngjes është thelbësore për të filluar ditën, por dr. Anis Khalaf zbuloi se njerëzit me këtë simptomë të gjuhës nuk do të duhej të pinin fare kafe.
Për çfarë bëhet fjalë?
“Nëse dëshironi që të dini nëse mund të pini kafe, qëndroni para pasqyrës, nxirrni gjuhën dhe shikoni. Nëse gjuha është plot me të çara dhe me një shtresë të trashë të verdhë, me siguri nuk do të duhej të pinit kafe”, thotë mjeku që ndiqet nga mbi 457 mijë njerëz në TikTok, transmeton Telegrafi.
#coffee ♬ Smalltown Boy – Bronski Beat
Dr. Khalaf shpjegoi pse grave u pëlqen të bëjnë dush me ujë të ngrohtë, madje edhe të nxehtë, në krahasim me burrat që bëjnë dush me ujë më të ftohtë.
Sipas tij, dëshira e grave për të bërë dush të nxehtë vjen nga një “çekuilibër në trup”, të cilin kafeina vetëm mund ta rrisë.
Edhe pse ai nuk dha shumë detaje se pse është kështu, ai vuri në dukje një “mungesë të yin” në mjekësinë kineze.
Dr. Loren Cunningham shpjegoi se çfarë është një çekuilibër i trupit. Sipas tij, kur shumica e vitaminave dhe mineraleve në trup varfërohen, kjo çon në shqetësim, një ndjenjë të rrahjes së zemrës dhe simptoma të tjera të pakëndshme.
Edhe pse kafeja mund të rrisë të gjitha këto simptoma, ky mjek pohon se kafeja nuk është ajo që ndikon në shtresën e verdhë të gjuhës.
“Në përvojën time, një shtresë e verdhë e trashë në gjuhë zakonisht tregon një çekuilibër në sistemin e tretjes, jo një neveri ndaj kafesë. Kjo shtresë në gjuhë mund t’i atribuohet një sërë faktorësh si higjiena e dobët orale, dehidratimi ose prania e baktereve në trup. Edhe pse vetë kafeja zakonisht nuk është shkaku i drejtpërdrejtë, ajo mund të përkeqësojë kushtet që çojnë në këtë shtresë në gjuhë.
Kafeja është acid dhe mund të ndryshojë ekuilibrin e pH në gojë, gjë që mund të kontribuojë në përhapjen e baktereve dhe majave, duke çuar potencialisht në një shtresë të verdhë”, shpjegoi doktori.
Përveç simptomave të gjuhës, ka shenja të tjera që tregojnë se pirja e kafesë ka një efekt negativ në trupin tuaj.
Fryrja e stomakut dhe refluksi i acidit janë ndër më të zakonshmet, pasi kafeja dihet se rrit prodhimin e acidit në stomak – gjë që organizmit mund të mos e pëlqejë shumë.
Ai vazhdoi: “Gjithashtu, dhimbjet e shpeshta të kokës apo migrena ndonjëherë mund të shoqërohen me konsumim të tepruar të kafesë, veçanërisht nëse konsumohet sasi e madhe gjatë ditës.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme