LAJMI I FUNDIT:

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland është duke luajtur në formë spektakolare dhe çdo top që bart në shtëpi pas një het-triku, ai përshëndetet me një mesazh interesant nga bashkëlojtarët e tij. 

Në tre xhirot e para të Ligës Premier, Haaland shënoi dy het-trik, ndërsa ka shtatë gola me Manchester City, duke i sjell tri fitore në sezonin e ri. 

Ai duket se është më i fortë se kurrë më parë dhe arsyeja mund të fshihet në stërvitjet e shtuara gjatë gjithë verës, pasi trajneri i tij Pep Guardiola zbuloi se Haaland qëndron në stërvitje për gjysmë ore pas çdo seance stërvitore, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë. 


Siç ndodh zakonisht, lojtari që shënon një het-trik e merr topin në shtëpi, dhe Haaland ka marrë në shtëpi deri në tetë në pak më shumë se dy sezone që nga mbërritja në Manchester City. 

Të gjithë lojtarët e Manchester City firmosin topin në kujtim të Haaland dhe në dhomën e zhveshjes së klubit Etihad, dikush mesa duket është lodhur duke firmosur topa për norvegjezin, ndaj ka nisur t’i dërgojë mesazhe interesante. 

Pas një het-triku në xhiron e dytë kundër Ipsëich, dikush nga dhoma e zhveshjes së Man Cityt i shkroi Haaland: “Jam lodhur duke nënshkruar topa”. 

Duket se i njëjti ka shkuar një hap më tej dhe kundër West Ham ai i shkroi në top: “F*ck off”. 

View this post on Instagram

A post shared by SPORTbible (@sportbible)

Por duket se Haaland nuk do të ndalet dhe bashkëlojtarët e tij do të nënshkruajnë topin edhe në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Premier League

"Ajo që ndodhi në Bukuresht, nuk përsëritet në Prishtinë" - kreu i Dardanëve, Berisha flet për mediat rumune para ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori