LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?

Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?

Ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris po vazhdon fushatën presidenciale, trajektorja historike e zëvendëspresidentëve që kanë kërkuar postin më të lartë të vendit ofron kontekste bindëse dhe njohuri për kandidimin e saj.

Historikisht, ndërsa posti i zëvendëspresidentit mund të jetë një trampolinë për në Zyrën Ovale, shkalla e suksesit të saj ndryshon. Vetëm një zëvendëspresident në detyrë që nga viti 1836 ka kandiduar për president dhe ka fituar: George H.W. Bush, në vitin 1988.

Harris, gruaja e parë, zëvendëspresidente me ngjyrë dhe me prejardhje nga Azia Jugore në historinë e SHBA-së, përballet me një sërë sfidash dhe mundësish unike, shkruan newsweek.


Zëvendëspresidenti i parë amerikan, John Adams, thuhet se dikur e ka përshkruar punën si “zyrën më të parëndësishme që e ka shpikur ndonjëherë njeriu ose imagjinata e tij”.

Sipas sistemit të zgjedhjeve të SHBA-së që ishte në fuqi nga viti 1789 deri në 1804, zgjedhësit hidhnin dy vota për president dhe kandidati që dilte i dyti caktohej zëvendëspresident.

Adams ishte kandidati i dytë pas George Washingtonit në zgjedhjet e para të vendit dhe mori sërish numrin e dytë më të lartë të votave katër vjet më vonë, transmeton Telegrafi.

Joe Biden, Richard Nixon dhe George H. W. Bush 

Në vitin 1796, ai u bë zëvendëspresidenti i parë që kandidoi dhe fitoi zgjedhjet presidenciale, duke mposhtur Thomas Jeffersonin, i cili u bë zëvendëspresident i Adamsit.

Jefferson mundi Adamsin në zgjedhjet e ardhshme në vitin 1800, duke u bërë personi i dytë që fitoi presidencën pasi shërbeu si i dyti në komandë.

Adams në fakt u rendit në vendin e tretë atë vit nga Aaron Burr, në shembullin e parë të një zgjedhjeje në SHBA me bileta formale: zgjedhësit që mbështesnin Jeffersonin votuan gjithashtu për Burrin, ndërsa ata që mbështesnin Adamsin votuan gjithashtu për heroin e Luftës Revolucionare, Charles C. Pinckney. Që atëherë, SHBA-ja ka votuar për president dhe zëvendëspresident.

Në total, 15 zëvendëspresident nga 49 kanë arritur të bëhen president, gjegjësisht pas vdekjes ose dorëheqjes së presidentit, ose duke fituar zgjedhjet pas përfundimit të mandatit të tyre si zëvendëspresident.

John Adams: zëvendëspresident 1789–1797, u bë president në 1797 pasi fitoi zgjedhjet kundër Thomas Jefferson.

Thomas Jefferson: zëvendëspresident 1797–1801, u bë president në 1801 pasi fitoi zgjedhjet kundër Adams në detyrë.

Martin Van Buren: zëvendëspresident 1833–1837, u bë president në vitin 1837, duke pasuar shefin e tij të vjetër, presidentin Andrew Jackson.

John Tyler: zëvendëspresident 1841, u bë president pas vdekjes së William Henry Harrison, por më vonë u përjashtua nga partia “Whig” dhe u largua nga zgjedhjet e vitit 1844 si kandidat i palës së tretë, duke miratuar fituesin përfundimtar James K. Polk, një demokrat.

Millard Fillmore: zëvendëspresident 1849–1850, u bë president pas vdekjes së Zachary Taylorit, por nuk fitoi nominimin e partisë në vitin 1852.

Andrew Johnson: zëvendëspresident 1865, u bë president pas vrasjes së Abraham Lincolnit, por nuk fitoi nominimin e partisë në vitin 1868 pasi u fajësua dhe pothuajse u hoq nga detyra.

Chester A. Arthur: zëvendëspresident 1881, u bë president pas vrasjes së James A. Garfield, por nuk fitoi nominimin e partisë për president në vitin 1884.

Theodore Roosevelt: zëvendëspresident 1901, u bë president pas vrasjes së William McKinley. Ai vazhdoi të fitojë zgjedhjet në vitin 1904, por vendosi të mos kandidojë për një mandat të dytë të plotë në vitin 1908.

Calvin Coolidge: zëvendëspresident 1921–1923, u bë president pas vdekjes së Warren G. Harding dhe fitoi zgjedhjet në vitin 1924. Ai vendosi të mos kandidojë për një mandat të dytë të plotë në vitin 1928.

Harry Truman: zëvendëspresident 1945, u bë president pas vdekjes së Franklin D. Roosevelt. Ai fitoi zgjedhjet në vitin 1948, por zgjodhi të mos kërkonte një mandat të dytë në vitin 1952.

Lyndon B. Johnson: zëvendëspresident 1961–1963, u bë president pas vrasjes së John F. Kennedy. Ai fitoi sërish në vitin 1964, por tronditi vendin kur njoftoi se nuk do të kandidonte për rizgjedhje në vitin 1968.

Richard Nixon: zëvendëspresident 1953–1961, u bë president në 1969 pasi mposhti zëvendëspresidentin në detyrë Hubert Humphrey. Nixon kishte kandiduar më parë për president kur ishte zëvendëspresident në vitin 1960, duke humbur ndaj senatorit të atëhershëm të Massachusetts, John F. Kennedy.

Gerald Ford: zëvendëspresident 1973–1974, u bë president pas dorëheqjes së Richard Nixonit. Ai fali Nixonin për çdo krim që ish-presidenti mund të kishte kryer në detyrë dhe më vonë humbi zgjedhjet e vitit 1976 nga ish-guvernatori i Georgias, Jimmy Carter. Ford është i vetmi person në historinë e SHBA-së që ka shërbyer si zëvendëspresident dhe president pa u zgjedhur në asnjërën nga pozitat.

George H. W. Bush: zëvendëspresident 1981–1989, u bë zëvendëspresidenti i parë në detyrë që nga Van Buren kur fitoi zgjedhjet presidenciale, duke mundur guvernatorin e Massachusetts, Michael Dukakis.

Joe Biden: zëvendëspresident 2009–2017, u bë president në vitin 2021 pasi mposhti presidentin Donald Trump. Ai nuk kërkoi të kandidonte për president në vitin 2016.

Bideni me njoftimin që bëri në muajin korrik se nuk do të garojë për president, Harrisin e ka vendosur në një pozicion potencial që të bëhet anëtarja e radhës e një grupi të vogël zëvendës-presidentësh që kanë fituar zgjedhjet presidenciale.

Ose, ajo mund të bashkohet me listën pak më të gjatë të gjashtë zëvendës-presidentëve në detyrë që kanë provuar dhe kanë dështuar në përpjekjet e tyre për postin më të lartë, përfshirë demokratët Hubert Humphrey dhe John Nance Garner.

Studimi

Matt Dallek, profesor i Menaxhimit Politik në Kolegjin e Studimeve Profesionale, tha për Newsweek se është e vështirë ta krahasosh Harrisin me kandidaturat e kaluara të zëvendëspresidentëve, pasi situata që rrethon fushatën e saj është unike.

“Një sfidë me të cilën përballen VP-të në detyrë është se përpiqen të mbajnë partinë e tyre në pushtet pasi ajo ka kaluar katër ose tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë. Al Gore humbi pasi ishte VP për tetë vjet, Richard Nixon u mund në vitin 1960 pasi për dy mandate ishte zëvendëspresidentit i [Eisenhower], por fitoi H.W. Bush fitoi në vitin 1988, gjë që ishte një përjashtim”, pohoi ai.

“Sa i përket ekzistencës së një modeli që mund të jetë i zbatueshëm për Harrisin, do të theksoja momentet kur presidentët papritmas tërhiqen ose vdesin në detyrë dhe zëvendëspresidenti hidhet ose në presidencë, ose në kandidaturën presidenciale”, deklaroi Dallek.

“Është e vështirë për një zëvendës-president të fitojë Shtëpinë e Bardhë pasi të ketë shërbyer tetë vjet si zëvendës, por është më e lehtë kur rrethanat e shtyjnë zëvendës-presidentin në qendër të vëmendjes, siç ka qenë rasti me Harrisin”, tha profesori amerikan.

Të mirat dhe të këqijat

Ekspertët janë skeptikë rreth asaj sesa e dobishme është qendra e vëmendjes që sjell posti i zëvendëspresidentit për presidentët e mundshëm.

“Shërbimi si zëvendëspresident sjell përparësi të mëdha që vijnë nga të qenit mbajtësi i dytë më i lartë i postit, veçanërisht mbështetja brenda partisë së vet dhe njohja në nivel kombëtar, megjithëse kjo mund të ketë efekt të kundërt nëse perceptimi kombëtar është negativ”, tha profesori William Hurst, bashkëdrejtori i Qendrës për Gjeopolitikë të Universitetit të Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ishte mjaft e zakonshme në historinë e hershme të SHBA-së që zëvendëspresidentët të bëheshin presidentë pasi të kishin shërbyer në rolin e parë, por midis Martin Van Buren në 1836 dhe George H.W. Bush në vitin 1988, asnjë zëvendëspresident në detyrë që mori nominimin e partisë, nuk fitoi zgjedhjet. Disa nuk e fituan të drejtën as për nominim.

Historiania presidenciale, Laura Smith tha se zëvendëspresidentët më të suksesshëm në zgjedhje ishin ata që kandiduan shkaku i vdekjes së presidentit të tyre, gjë që i përgatiti ata për zgjedhjet e ardhshme.

“Në shekullin e XX-të, të qenit zëvendëspresident u bë shkalla më e mundshme për të arritur në presidencë”, tha Smith për Newsweek dhe shtoi se “kjo përfshin dy vrasjet presidenciale që sollën Theodore Roosevelt dhe Lyndon Johnson në Zyrën Ovale, dhe vdekjen e Franklin Roosevelt që çoi në ngjitjen e Harry Truman në presidencë”.

Theodore Roosevelt dhe Johnson – bashkë me Calvin Coolidge, i cili u bë president pas vdekjes së Warren G. Harding – të gjithë fituan me shumicë të thellë në zgjedhjet e tyre pas përfundimit të mandateve të paraardhësve të tyre, me më shumë se 54 për qind të votave. Truman realizoi një fitore të papritur, duke mundur guvernatorin e New Yorkut, Thomas E. Dewey, me 49.6 për qind të votave.

Harry Truman

Gjërat nuk shkuan aq mirë për zëvendëspresidentët Theodore Roosevelt, Johnson ose Truman.

Charles W. Fairbanks kërkoi nominimin në vitin 1908, por shefi i tij mbështeti Sekretarin e Luftës, William H. Taft.

Alben W. Barkley u tërhoq nga gara e nominimeve të partisë demokratike në vitin 1952 për shkak të shqetësimeve mbi moshën e tij (ishte në të shtatëdhjetat), dhe Hubert Humphrey nuk arriti të shpëtojë nga lidhjet me politikat e papëlqyeshme të jashtme të Johnsonit në vitin 1968, duke humbur në zgjedhjet e përgjithshme ndaj Nixonit.

Për Harrisin, kjo mund të përfshijë vendimet jopopullore të Bidenit për politikën e jashtme mbi Afganistanin, ose jopopullaritetin me votuesit më të rinj lidhur me qasjen e administratës së tanishme amerikane ndaj luftës në Gaza.

Dallek i tha Newsweek se shmangia e këtyre çështjeve jopopullore do të jetë çelësi për një fitore të muajit nëntor, duke thënë se “idealisht, Harris dëshiron të përfitojë nga elementë të agjendës së Bidenit që janë të njohura me publikun votues – të tilla si infrastruktura, Akti CHIPS, miliona vende pune të krijuara, rënia e shkallës së krimit dhe më shumë – duke shmangur stigmën negative që i bashkëngjitet disa prej pjesëve më të papëlqyeshme të presidencës së Bidenit, si inflacioni dhe situata kufitare”.

“Deri më tani, ajo duket se po e përkufizon veten sipas kushteve të saj, duke drejtuar një lloj tjetër fushate për çështje të ndryshme nga Bideni, ndërsa përdor kohën e saj në detyrë për t’i treguar popullit amerikan se ka njohuritë dhe përvojën për të udhëhequr vendin që nga dita e parë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori