LAJMI I FUNDIT:

Derbi i rivalëve të vjetër, Man Utd v Liverpool – formacionet e mundshme

Derbi i rivalëve të vjetër, Man Utd v Liverpool – formacionet e mundshme

U deshën të kalojnë vetëm tri javë në sezonin 2024/2025, për të qenë dëshmitar të njërës prej ndeshjeve më të zjarrta në botën e futbollit, teksa Manchester United do të jetë nikoqir i Liverpoolit në Ligën Premier këtë të diel me fillim nga ora 17:00.

Kjo do të jetë hera e parë për Arne Slot që do ta shijoj rivalitetin mes këtyre dy skuadrave, por jo edhe përballja e parë me Erik Ten Hag me të cilin ishte përballur katër herë gjatë kohës sa ishin të punësuar në Eredivisie.

Liverpooli futet në këtë takim si ekipi më në formë, ku dihet se Slot e nisi regjimin e tij me dy fitore me rezultat 2-0 ndaj Ipswich Town dhe Brentford.


Man United në anën tjetër e nisi sezonin me disfatë në finale të Community Shield, por që e nisën kampionatin me fitore minimale 1-0 ndaj Fulhamit në shtëpi. Sidoqoftë, ata pësuan humbje vikendin që lamë pas ndaj Brightonit si mysafir, me një gol të Joao Pedros në minutën e 95-të.

Rekordi kokë më kokë i të dyja ekipeve (pesë ndeshjet e fundit)

Man Utd: 2 fitore

Liverpooli: 1 fitore

Barazime: 2

Takimi i fundit: Man Utd 2-2 Liverpool (7 prill 2024, Liga Premier).

Formacionet e mundshme:

Manchester United (4-2-3-1): Onana; Mazraoui, Maguire, Martinez, Dalot; Casemiro, Mainoo; Garnacho, Fernandes, Rashford; Zirkzee.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Szoboszlai, Gravenberch, Mac Allister; Salah, Jota, Diaz./Telegrafi/