LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet 2025 – Rama mbledh sot në Dajt qeverinë dhe PS-në, priten ndryshime drejtuesish politikë në qarqe

Zgjedhjet 2025 – Rama mbledh sot në Dajt qeverinë dhe PS-në, priten ndryshime drejtuesish politikë në qarqe

Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e mbledhjeve in-formale të qeverisë pas pushimeve të verës.

Sot i gjithë kabineti qeverisës do të mblidhet në një takim të formatit re-treart në Dajt.

Takimit do t’i bashkohen edhe drejtues të organeve të varësisë përfshi kryesinë e grupit parlamentar socialist.


Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu raporton se nuk përjashtohet mundësia edhe e pjesëmarrjes të kryebashkiakëve të vendit të cilëve qeveria i ka angazhuar në procesin e identifikimin të objekteve ende të palegalizuara.

Ky takim synon analizimin e asaj çfarë qeveria ka prodhuar deri më tani, objektivat për muajt në vazhdim, duke marrë në konsideratë, faktin se shumica socialiste po shkon drejt vitit zgjedhor dhe i ka vendosur vetes objektivin e fitores të një mandati të katër qeverisës.

Një pjesë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë edhe analizimi realizimit apo jo të objektivave të vendosura në mbledhjen e fundit të këtij lloj formati në Durrës.

Nga ana tjetër pritet edhe një tjetër zhvillim brenda PS.

Pas zgjedhjes nga kongresi, me 8 Shtator në Durrës pritet të mblidhet Asambleja e re e cila do të zgjedhë edhe sekretariatin e ri drejtues të PS, një organizëm i rëndësishëm i kësaj force politike.

Pritet me interes nëse kryesocialisti Rama do ta përdor mbledhjen e kësaj asambleje për ndryshime të disa drejtuesve politik aktual në 12 qarqet e vendin, në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme 2025./TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Forca të shumta të karabinierëve edhe sot te Ura e Ibrit, thonë se po vazhdojnë

Forca të shumta të karabinierëve edhe sot te Ura e Ibrit, thonë se po vazhdojnë "stërvitjet"

Lajme
Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Lajme
Suharekë, humb aksidentalisht jetën një fëmijë

Suharekë, humb aksidentalisht jetën një fëmijë

Kronika e Zezë
E futën me forcë në veturë dhe pastaj e rrahën në oborrin e shtëpisë - dy të arrestuar në Mamushë për rrëmbim dhe sulm fizik

E futën me forcë në veturë dhe pastaj e rrahën në oborrin e shtëpisë - dy të arrestuar në Mamushë për rrëmbim dhe sulm fizik

Kronika e Zezë
Arrestohet në Prizren një zyrtar policor i dyshuar për kanosje, i njëjti suspendohet nga puna

Arrestohet në Prizren një zyrtar policor i dyshuar për kanosje, i njëjti suspendohet nga puna

Kronika e Zezë
Kalo në kategori