Teksa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një nga panelet në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024 po fliste mbi mënyrën se si duhet të sillet Bashkimi Evropian me vendet që janë në proces anëtarësimi, moderatori i panelit, gazetari Ali Aslan i kujtoi se koha kishte përfunduar dhe ai duhet ta mbyllte diskutimin.
Këtu kreu i qeverisë, jo pa ironi, iu drejtua gazetarit duke i thënë se nëse një ballkanas ftohet për të diskutuar, koha duhet të zgjatet, shkruan Tch.
Rama: Evropa nuk është më e re, është më e vjetra në glob. Nuk është më aq e pasur sa ka qenë. Ka pjesë të rajoneve të BE-së ku PBB po ulet. Evropianët nuk janë të pritur të bëjnë shumë fëmijë, ndërkohë që të tjerët e bëjnë. Duhet krahu i punës. Evropa ka nevojë për më shumë emigrantë nga ka sot, por në mënyrë të rregullt.
TikTok në Kinë është i shndritshëm, shkëlqen. Gjithkush që hyn atje duket sikur jeton në parajsë. Ndërsa TikTok në Evropë është një ferr. Evropa po liberalizon median dhe lirinë e fjalës dhe kam shumë frikë që Evropa do të përfundojë në një pozitë të tmerrshme nëse nuk do të jetë një dhe të flasë me një zë të vetëm.
Si fitohet lufta në Ukrainë kur njëra palë është e angazhuar plotësisht, ndërsa palës tjetër i thuhet “po të japim këtë avionin, por duhet të fluturosh deri te ajo pjesa aty”. Pastaj u thuhet “duhet të luftoni dhe korrupsionin”.
Gazetari Ali Aslan: Jam i sigurt që vetëm ky panel mund të jetë një ditë e dytë e GLOBSEC…
Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që them gjithmonë, nëse ftoni njerëz nga Ballkani, duhet të zgjasni kohën. Në qoftë se doni memo, sillni nordikët, vendosuni 5 minuta, u japin memon dhe kthehen te akulli. Ne kur vijmë, ulemi, duam të diskutojmë, të argëtohemi. Sillni kafen turke, të shohim edhe të ardhmen te filxhani.
Aslan: Kryeministër…
Rama: Jeni gjermanizuar shumë miku im.
Aslan: Nuk mendon se është e gabuar kjo.
Rama: Të jesh shumë i gjermanizuar nuk është e gabuar? Është shumë e gabuar.
Aslan: Nuk mendoj se është gabim. Është koha të flasim për futbollin. Mendoj se është afërmendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë, gjithmonë kalojmë një kohë mjaft të këndshme. Është një kombinim i përsosur i përmbajtjes dhe argëtimit. Besojeni ose jo, kisha edhe më shumë pyetje.
Rama: Ku po shkon, çfarë do bësh?
Aslan: Jam këtu, kjo është mënyra ime për t’u thënë që seanca po përmbyllet. Është mënyra ime e thjeshtë, diplomatike që kjo seancë po mbyllet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos