LAJMI I FUNDIT:

Operacion policor ndaj komunave ilegale në veri të Kosovës

Operacion policor ndaj komunave ilegale në veri të Kosovës

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në katër komunat në veri të vendit, konkretisht në ndërprerjen e aktiviteteve në pesë objekte që janë shfrytëzuar nga komunat ilegale.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës,  bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, është duke zhvilluar një operacion policor në katër komuna në veri të Kosovës.


“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, operacioni policor është duke vazhduar, “ndërsa për informacione shtesë opinioni do të informohet pas përfundimit të operacionit”.

Operacioni që po zhvillohet nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës po përcillet nga afër edhe nga pjesëtarët e EULEX-it dhe KFOR-it. /Telegrafi/