Kamala Harris është vlerësuar pozitivisht prej ekspertëve pas dhënies së intervistës të parë që kur u bë edhe zyrtarisht kandidate e partisë demokrate për presidente të SHBA-së.
Ajo u fokusua në politikë duke mos dëmtuar momentin që ajo po gëzon deri më tani në fushatën për presidente.
Të enjten, Harris dhe kandidati për zëvendëspresident, guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, u shfaqën për intervistën e tyre të parë të madhe televizive në një bisedë të regjistruar paraprakisht me prezantuesin e CNN-it, Dana Bash.
Intervista u realizua pasi 59-vjeçarja u përball me kritika të përsëritura nga figurat republikane për mosdhënien e një interviste ose për të mbajtur një konferencë shtypi që kur presidenti amerikan, Joe Biden përfundoi fushatën e rizgjedhjes dhe e mështeti atë në garën presidenciale të vitit 2024.
Harris dhe Walz kanë marrë mbështetjeje të madhe rreth ofertës së tyre për Shtëpinë e Bardhë, me sondazhet që tregojnë se zëvendëspresidenti po përmirëson numrat e Bidenit dhe po udhëheq kundrejt kandiatit republikan, Donald Trump, shkruan newsweek.
Ndër disa nga momentet kyçe ishte edhe përgjigja se “vlerat e saj nuk kanë ndryshuar” kur u pyet pse ajo nuk e mbështet më ndalimin e “fracking-ut” ose se kufiri duhet të dekriminalizohet, gjë që ajo tha gjatë kandidimit të saj zgjedhor të vitit 2020, transmeton Telegrafi.
Harris parashtroi gjithashtu propozimet e saj ekonomike, duke deklaruar se politika e parë do të jetë zbatimi i strategjisë së saj të “ekonomisë së mundësive” për të ndihmuar në uljen e kostos së mallrave të përditshme dhe zgjerimin e kredisë tatimore për fëmijët në 6000 dollarë për familjet në vitin e parë të jetës së fëmijës së tyre.
Harris, e cila është me origjinë indiane dhe xhamajkane, hezitoi t’i përgjigjej sulmeve të Trumpit kundër saj, duke i thënë Bashit se sugjerimet e ish-presidentit se ajo “ka ndryshuar artificialisht ngjyrën e lëkurës” vitet e fundit për përfitime politike ishte “i njëjti libër i vjetër, i lodhur” ndërsa shtoi “pyetje tjetër, ju lutem”.
Susan McWilliams Barndt, profesoreshë e politikës në Kolegjin Pomona në Kaliforni, tha se transmetimi “nuk ishte një intervistë gëzimi. Ishte një intervistë pune” dhe Harris mori vendimin e duhur duke u fokusuar tek politika mbi gjithçka tjetër.
“Ajo po argumentonte shumë mirë nga fillimi deri në fund”, tha Barndt për newsweek.
“Harris përmblodhi argumentin që po përpiqej të bënte nga fundi i intervistës, kur tha se ‘unë jam personi më i mirë për ta bërë këtë punë në këtë moment’”. Harris dhe Walz u përgjigjen shkurt dhe qartë në pyetje e mara nga gazetarja.
Stephen K. Medvic, Profesor i Nderuar i Qeverisjes dhe John C. Kunkel në Franklin & Marshall College, tha se Harris “me gjasë arriti atë që synonte” në intervistën për CNN.
Kjo përfshin tërheqjen e atyre që janë në mes të spektrit politik me njoftimet për politika dhe me tonin duke sugjeruar se mund të emërojë një republikan në kabinetin e saj.
“Ajo duhet t’i bindë votuesit se është në gjendje të përballojë sfidën për të qenë presidente dhe se ajo nuk është krahu i majtë radikal që Trumpi dhe republikanët po përpiqen ta paraqesin”, tha Medvic për Newsweek.
“Ajo e bëri këtë me sukses në këtë intervistë duke treguar njohuri mbi çështjet, duke theksuar pozicione të moderuara për ato çështje dhe duke i kujtuar shikuesve se ajo ishte një prokurore”, tha ai.
Medvic shtoi se Harrisi i trajtoi shumë mirë edhe akuzat se ajo ka ndryshuar politikat e saja të disa viteve më parë.
“Është një situatë e vështirë për një kandidate sepse akuzat për ndryshim qëndrimesh nënkuptojnë oportunizëm te një kandidati”, tha Medvic.
“Duke thënë – në dy momente të ndryshme të intervistës – se ‘vlerat e saj nuk kanë ndryshuar,’ ajo po kundërshton akuzën e oportunizmit me pretendimin se është parimore. Ajo ndoshta e luftoi këtë betejë deri sonte”, shtoi ai.
Gjatë intervistës, Harris lavdëroi vazhdimisht presidencën e Bidenit, duke përfshirë uljen e inflacionit pasi ai arriti nivelet e larta prej dekadash dhe nënshkrimin e projektligjit historik për klimën dhe energjinë e pastër, Aktin e Reduktimit të Inflacionit.
Harris deklaroi gjithashtu se ajo ndan kryesisht qëndrimin e njëjta me Bidenin për çështje të tilla si konflikti midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza ndërsa tha se ajo do të vazhdojë të punojë për lirimin e pengjeve të kapur dhe për të siguruar një armëpushim.
Grant Reeher, profesor i shkencave politike në Shkollën Maxwell të Qytetarisë dhe Çështjeve Publike të Universitetit të Sirakuzës, sugjeroi që Harris nuk arriti të diferencohej mjaftueshëm nga administrata aktuale e Bidenit.
“Nuk ishte e qartë sa i përket pozicioneve dhe shpjegimeve të qasjes së përgjithshme të politikës. Disa gjëra rreth kufirit dhe rreth një kredie të zgjeruar tatimore për fëmijët dhe një kredi për blerjen e shtëpisë për herë të parë – dhe që ajo nuk dëshiron t’i ndalojë ‘fracking’ në nivel kombëtar”, tha Reeher.
“Por përndryshe, nuk dëgjova asgjë që të më ndihmonte të kem një [ide] më të qartë se çfarë do të përpiqej të bënte një administratë e Harrisit. Dhe nuk kam asnjë ide se si do të ndryshonte një presidencë e Harrisit nga një presidencë e Bidenit”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj