LAJMI I FUNDIT:

Rusët bombardojnë Kharkivin – goditet një ndërtesë banimi, të paktën dy të vdekur

Rusët bombardojnë Kharkivin – goditet një ndërtesë banimi, të paktën dy të vdekur

Autoritetet thonë se shpërthime të forta po dëgjohen në qytetin e Kharkivit.

Një nga goditjet ka goditur pjesën qendrore të qytetit, infrastrukturën civile.

Në fakt, një prej bombave goditi një ndërtesë apartamentesh 12-katëshe në lagjen Industriale.


Deri më tani raportohet për dy viktima dhe dëme të shumta materiale.

Gjithashtu raportohet se në një pjesë të qytetit ka humbur energjia elektrike.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/