Çmimet e larta nga strukturat akomoduese por dhe rënia e numrit të shqiptarëve nga Kosova që zgjedhin bregdetin Adriatik apo Jon, bën që numri i turistëve në kulmin e sezonit veror të rezultonte deri në 30% më pak sipas turoperatorëve.
“Mbas konstatimit që edhe unë vetë kam bërë në terren, edhe nga kontakti me operatorët, kanë konfirmuar që kanë pasur rënie të numrit të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thotë për A2 CNN Rahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar.
“Rritja e çmimeve dhe mungesa e turistit të Kosovës”, shton Kasa, duke argumentuar arsyet e uljes.
INSTAT raporton se shqiptarët e Kosovës zunë rreth 11.8% të netëqëndrimeve në muajin qershor nga 12.6% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa muaji korrik rezultoi edhe me një ngadalësim të shifrave. “Kanë gjetur oferta të tjera më të lira, kryesisht në Greqi dhe Bullgari”, thotë Kasa.
Përveç numrit, strukturat shqiptare u përballën edhe me një “boomerang” të çmimeve. Ngritën çmimet por rezultuan me më shumë humbje.
“Më kanë konfirmuar vetë hotelet, që kishin krijuar grupe WhatsApp-i ku rekomandonin njëri-tjetrin që të rrisnin çmimet se sivjet kishte kërkesë shumë të madhe. Gjë që nuk rezultoi e vërtetë. U bënë pishman. I ulën çmimet pastaj, por impakti ishte. Por e theksoj që në fund të fundit nuk është kryesore numri i turistëve, por të ardhurat”, thotë Kasa për A2 CNN.
Për të rikuperuar humbjet por edhe për të mirëpritur më shumë turistë, shoqatat shqiptare kërkojnë zgjatjen e sezonit edhe përtej shtatorit. Deri në korrik Shqipërinë e vizituan mbi 6.3 milionë turistët. Synimi I Ministrisë të Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2024 është 14 milionë të huaj, krahasuar me 10.1 milionë në 2023.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Haradinaj i dërgon përshëndetje Drenicës nga Amerika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë