LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i studentëve pranë USHKM-së kërkon takim me ministrin Nikolloski për problemin me transportin ndërurban dhe vauçerët e turizmit

Kuvendi i studentëve pranë USHKM-së kërkon takim me ministrin Nikolloski për problemin me transportin ndërurban dhe vauçerët e turizmit

Kuvendi studentor pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup sot kumtoi se kanë dorëzuar edhe dy kërkesa deri te Qeveria në lidhje me përpjekjet e tyre për përmirësimin e standardit të studentëve dhe se po kërkojnë takim me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski.

“Kuvendi universitar studentor pranë Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Shkup, po lufton për të përmirësuar jetën e studentëve të shumtë në vendin tonë, ndërsa një nga hapat kryesor është presioni ndaj autoriteteve shtetërore për të përmbushur premtimet prej vitesh. Kundrejt kërkesave të mëparshme për të cilat ju kemi informuar, sapo kemi dorëzuar edhe dy të reja, dhe atë: Kërkesë për takim me Aleksandar Nikolloskin ministrin aktual të Transportit dhe Lidhjeve, gjegjësisht paraqitjen e propozimeve për aktivitete të përbashkëta me qëllim përmirësimin e kushteve për transportin, gjegjësisht transportin ndërurban i cili gjatë pandemisë Kovid-19 çmimet u rritën në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa ato mbeten edhe sot e kësaj dite – dhe figurojnë si një tjetër shpenzim i lartë shtesë për trupin studentor, shumica e të cilëve studion dhe jeton jashtë vendit të lindjes”, theksojnë nga organizata studentore.

Kërkesa e dytë, siç theksojnë i referohet përmbushjes përfundimtare të masës së premtuar për vauçerin e turizmit.


“Kjo masë është premtuar deri në fund të vitit 2023 dhe për të janë paraparë 64 milionë denarë, ndërsa ende nuk është realizuar. Apeluam që kjo të ndodhë sa më shpejt”, qëndron në kumtesën e kuvendit studentor panë USHKM.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ministri i Ekonomisë në qeverisjen e kaluar, Kreshnik Bekteshi, në një takim me studentët kishte paralajmëruar masë të re për vauçerë për studentët e cila kishte për qëllim edhe nxitjen e turizmit të brendshëm, për të cilin ishin ndarë 64 milionë denarë. Me masën fillimisht ishte paraparë të mbulohej rreth tre deri në katër mijë studentë nga universitetet shtetërore, ndërsa vlera e vauçerit duhet të sillet nga 300 deri në 400 euro për student.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori