LAJMI I FUNDIT:

Dominimi i vëllezërve Bayraktar në Turqi

Dominimi i vëllezërve Bayraktar në Turqi

Prodhuesi turk i dronëve Selcuk Bayraktar ka kryesuar listën e taksapaguesve turk për të tretin vit radhazi.

Sipas mediave turke, Bayraktar rriti shumën e akorduar për taksat vit pas viti dhe u tha se në vitin 2023, 90 për qind e të ardhurave të Baykar-it vinin nga tregjet e huaja.

“Kompania rriti eksportet me 50 për qind në 1.8 miliard dollarë, krahasuar me 1.2 miliard dollarë një vit më parë. Rritja e shtyu Baykarin në 10 eksportuesit kryesorë turq në të gjithë sektorët”, shkruan Daily Sabah.


Ata gjithashtu theksuan se si kompania ndoqi politikën që i dërgoi ata drejt dominimit për vite me radhë.

“Nga viti 2021 deri në 2023, Baykar përbën një të tretën e eksporteve të industrisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë. Që nga gushti i këtij viti, kompania ka nënshkruar kontrata me 34 vende për dronin Bayraktar TB2 dhe 10 vende për aeroplanin luftarak Akinci”, pohon gazeta.

Përmes një mesazhi në platformën X, Haluk Bayraktar, vëllai i Selcukut, tha se kompania ka artikuluar filozofinë e saj mbi tatimin. Ata e përshkruajnë atë jo vetëm si një detyrim, por një nga mënyrat më të ndershme për t’i shërbyer kombit.

“Kjo detyrë e shenjtë ka qenë gjithmonë një burim i madh krenarie dhe përgjegjësie për ne. Tatimi mbi të ardhurat që kemi paguar në vitin 2023 është realisht më i madhi në historinë e republikës sonë. Ky sukses është fryt i një ëndrre, këmbënguljeje dhe përkushtimi 25-vjeçar”, deklaroi ai.

Ai theksoi se arritjet e tyre financiare udhëhiqen vetëm nga të ardhurat nga eksporti i dronëve TB2 dhe Akinci.

“Dronët tanë jo vetëm që kanë arritur në 34 vende, por kanë demonstruar edhe aftësi inxhinierike turke në skenën globale. Që në fillim nuk kemi synuar përfitime financiare, por arritje. Asnjëherë nuk kemi marrë kredi, grante qeveritare. Edhe në eksportin e mjete ajrore pa pilot, nuk ka pasur kredi apo subvencione nga qeveria”, tha Haluk.

Gjithashtu u tha se si kompania rriti fuqinë punëtore me 17 për qind në tetë muaj. Nga 4200 punonjës në dhjetor të vitit 2023, kompania tani ka 4900 punonjës.

“Ne gjithashtu hapëm tregje të reja për industrinë tonë, forcuam sistemin e mbrojtjes së Turqisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të kontribuojmë për vendin tonë, popullin dhe aleatët tanë”, tha Haluk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori