LAJMI I FUNDIT:

Energjia dhe pasioni i Yllka Lotës: Një histori suksesi në teatër dhe film

Energjia dhe pasioni i Yllka Lotës: Një histori suksesi në teatër dhe film

Yllka Lota, një nga aktoret më të talentuara dhe të dashura nga Gjakova, ka ndarë rrugëtimin e saj artistik në një intervistë për Telegrafin. E njohur për performancat e saj mbresëlënëse dhe përkushtimin e palëkundur ndaj artit të aktrimit, Yllka ka folur për herët e para në skenë, sukseset e arritura dhe sfidat që ka përballuar gjatë karrierës së saj.

Kjo intervistë zbërthen pasionin dhe energjinë që ajo sjell në çdo rol, duke i dhënë lexuesve një pasqyrë të thellë të përvojave dhe aspiratave të saj. Me një stil të veçantë dhe një histori frymëzuese, Yllka Lota vazhdon të ndikojë skenën artistike shqiptare, duke e bërë çdo shfaqje një moment të paharrueshëm për publikun.

Rritja në skenë dhe ëndrra për teatrin


Foto: Fadil Berisha

Qysh fëmijë, Yllka ndjehej si në shtëpi kur ishte në skenë. “Kur rritesh me një skenë, fillon të flasësh si duhet aty, dhe e ke ëndërr gjithë jetën ta kalosh në atë skenë. Ashtu ndihem, që jam pjesë e atij teatri, sikur më ka dhënë krahë dhe më bën të ndihem më rahat se kudo tjetër”, kujton ajo me një buzëqeshje nostalgjike.

Hapat e parë në rrugën artistike

Gjithçka nisi në një moshë shumë të re për Yllkën. “Gjithçka nisi në një moshë shumë të re”, fillon ajo të tregojë. “Para se të filloja me aktrim, paraqitjen e parë e kam pasur në vallëzim, me Art Design. Isha shumë e vogël, mundem me thënë katër vjeçe kur fillova me vallëzim modern. Mandej, pas luftës në një grup me fëmijë fillova të kem disa pjesë të shkurtra, imitime dhe skeçe të ndryshme, deri kur filluam t’i bëjmë krejt shfaqjet për fëmijë, ato përrallat me të cilat jemi rritur, dhe në to kisha role kryesore gjithmonë”.

Ajo kujton me emocione sesi nëna e saj dhe regjisorja i mësonin asaj tekstet, pasi ishte ende shumë e vogël për të lexuar. “Nuk dija të lexoja kur isha e vogël, ndaj tekstin e mësoja verbalisht prej regjisores ose nënës. Ishte emocion në vetë të luaja rolet e Pipit, Kësulëkuqes dhe Hirushes. Gradualisht, fillova të aktivizohesha në shfaqjet që teatri profesionist organizonte dhe ftohesha si një fëmijë i talentuar për të luajtur një rol sado të vogël, qoftë në film apo teatër”.

Arsimi dhe ndikimi i pedagogëve

Foto: Yllka Lota

Gjatë viteve të saj akademike, Yllka kishte mundësinë të mësojë nga disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së filmit dhe teatrit në Shqipëri. “Viti im akademik ka mbledhur krejt perlat e filmit dhe teatrit në Shqipëri. Kam pasur fat të kisha pedagogë emra si: Ema Andrea, Guljem Radoja, Timo Flloko, Gëzim Rudi, Gazmend Gjoka dhe Xhevdet Feri”, tregon ajo me krenari.

“Çdo mësim, qoftë prej regjisorëve ashtu si edhe prej profesorëve në shkollë, është shkollë në vetë, sepse secili ka metodën e vet dhe mënyrën se si punon me karakterin. Ajo të rrit si aktor, sepse sa më shumë mësues që ke, aq më e pasur ndihesh, sepse ke marrë më të mirën prej të gjithëve”.

Çmimet dhe vlerësimet

Foto: Shkelzen Rexha/Albion Shtana

Yllka tregon me emocion për momentet kur është shpërblyer me çmime të rëndësishme dhe për vlerësimin e madh që ka marrë. “Kur fitova në Koko Fest, u ndjeva sikur u riktheva në atë kohën kur si e re shpërblehesha për çmimin e aktores më të mirë, por gjithmonë me idenë se ‘hajt se s’jam profesioniste, ndoshta vetëm fat’. Kur fitova aty, u ndjeva me të vërtetë shumë e vlerësuar, pasi juria kishte emra shumë të mëdhenj. Ishte Luan Jaha, Rajmonda Bulku dhe profesori Timo Flloko”.

“Dëgjuar komentet dhe kritikat e tij, po citoj: ‘sa i fascinuar isha me lojën aty, me elasticitetin në skenë, muzikalitetin’, madje tha: ‘Ashtu siç s’të kam parë asnjëherë, e tjetërsuar nga gjithë karakteret që i kemi bërë në shkollë, e plotësuar dhe elokuente në çdo formë’. Luani, një artist që e dua pa masë, s’i la vend pjesëtarëve të tjerë duke thënë: ‘kjo këtu s’ka bërë asgjë në krahasim me çka mundet me dhënë, meriton të ketë role që ende më shumë ja nxjerrin në pah talentin që e ka’. Ndërsa Rajmonda, me të cilën kemi bërë shfaqje bashkë gjatë periudhës sa isha në studime, kishte ngelur ‘pa koment’. Për mua shumë më shumë kanë vlerë këto vlerësime se gjithçka tjetër”.

Eksperienca në Festivalin e Kanës

Foto: Yllka Lota/Instagram

Një nga përvojat më të rëndësishme për Yllkën ka qenë vizita në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Vizita në Kanë, pavarësisht që nuk isha pjesëmarrëse me film, në vetvete të rrit si artist. Ke mundësinë me pa njerëz që ndoshta s’e ke menduar asnjëherë, dhe sheh një organizim festivali të madh nga brenda. Edhe mundësia të takoja producentë dhe regjisorë dhe të flas shumë thjesht me ta”.

Sfida dhe rolet e dashura

Foto: Erion Halilaj

Yllka tregon me pasion për rolet e saj më të dashura dhe sfidat që ka përjetuar gjatë rrugës së saj artistike. “Në shfaqjen 18+ mendoj që na është krijuar mundësia krejt aktorëve me dhënë shumë prej vetes, sepse kemi luajtur shumë karaktere. E veçoj jashtë mase regjisorin që më sfidoi me karakteret me aq shumë peshë që m’i dha. Luajta shkaktaren e krejt kthesës së ngjarjes dramatike që i ndodh personazhit (burrit tim), dhe në vazhdimësi pastaj luajta pasojën, një femër që përfshihet në jetën e personazhit tjetër kryesor, diçka që i shkatërron atij jetën deri në fund të shfaqjes”.

“Por duhet ta përmend dashurinë që kam për personazhin e Cezonias që kisha te shfaqja e Albert Kamys, Kaligula, sepse ishte karakter që përçonte shumë emocione. Pastaj role që i kam dashur gjatë rrugës dhe punës me to ka pasur shumë, mirëpo më i veçanti, dhe diçka që më ka karakterizuar gjithmonë si Yllkë, ka qenë Pipi Çorapegjata, dhe plot njerëz më thërrasin akoma me atë nofke, se ka qenë si imazh i imi edhe në kohën kur këndoja”.

Planet e ardhshme dhe ëndrra për bashkëpunime të mëdha

Foto: Yllka Lota/Instagram

Në fund, Yllka ndan me ne ëndrrat dhe ambiciet e saj për të ardhmen.

“Ëndërr e kam pasur një sfidë që ja bëra vetes për realizimin e një monodrame, dhe atë arrita ta bëj me shumë sukses. Tash i lë dyert e hapura ndoshta më shumë për bashkëpunime me emra të mëdhenj në botë”, tha Lota për Telegrafin.

Mesazhi për të rinjtë

Foto: Yllka Lota

“Unë u rrita me dy kontraste: familjen që më përkrahte në çdo aktivitet dhe dëshirën për ta vazhduar Universitetin e Arteve, dhe aktorët që ishin zhgënjyer nga ky profesion, i cili ishte burimi i vetëm i jetesës së tyre. Ata më udhëzonin mos me bërë të njëjtin gabim, por të merrja një profesion tjetër më përfitues, dhe prindërit që nuk më thanë ‘jo’ asnjëherë për dëshirat që i kisha”.

“Kështu që unë i mora të dyja, edhe profesionin që e desha gjithmonë, edhe atë prej të cilit jetoj. Prandaj edhe të rinjve ju them: mos u ndalni para asgjëje. Nëse vërtet e doni aktrimin, vazhdoni, besoni te vetja dhe mos u ndalni. Mundësitë janë shumë më të mëdha tash, kështu që s’keni pse ta ndalni ëndrrën”.

Intervista me aktoren Yllka Lota është një udhëtim frymëzues në botën e aktrimit, duke treguar përkushtimin dhe pasionin e saj për këtë art të mrekullueshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori