LAJMI I FUNDIT:

Zhelina me humbje më të vogla të ujit, Kratova me humbje më të mëdha

Zhelina me humbje më të vogla të ujit, Kratova me humbje më të mëdha

Ujësjellësi i Kratovës është rekordi absolut për humbjet e ujit në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave që disponojmë, vitin e kaluar edhe 87 për qind e ujit që ka hyrë në ujësjellësin e qytetit nuk ka kaluar nëpër ujëmatësit e përdoruesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendin e dytë me humbje prej 86 për qind e ndajnë ujësjellësi në Vevçan dhe Tearcë, ndërsa 85 për qind humbin ujërat në Dibër dhe Makedonska Kamenicë.

Humbjet e ujit nënkuptojnë ujin e pafaturuar, domethënë diferencën mes sasisë së ujit që ka hyrë në ujësjellësin dhe sasisë që ka dalë përmes ujëmatësve të përdoruesve. Humbjet janë për shkak të rrjedhjes së tubave, vjedhjes së ujit ose instrumenteve matëse të pasakta.


Në ujësjellësin Kratovë thonë se kanë ndërruar një pjesë të madhe të rrjetit të ujësjellësit dhe presin që humbjet të ulen në mënyrë drastike.

“Rreth 70 për qind është zëvendësuar me një të re”. Me këtë humbjet zvogëlohen për 50 deri në 60 për qind. Pjesa tjetër janë ato rrjete lokale për familjet, instalimet e vjetra nuk janë ndryshuar për shkak të infrastrukturës. Kalojnë nëpër oborre, nëpër shtëpi, pastaj nga oborri i fqinjit, janë problematikë, pastaj mure mbajtëse. Vështirë se është e mundur të zëvendësohen, të vendosen tuba të rinj polietileni ose PPR. Këto janë të vjetra të galvanizuara, të ndryshkura dhe që rrjedhin”, thotë drejtori i ujësjellësit të Kratovit, Momçilo Ristiq, shkruan “Telma”.

Raporti i Komisionit Rregullator për Energjetik tregon se mbi 62 për qind e ujit në Maqedoni humbet. Në Shkup uji humbet rreth mesatares kombëtare.

Humbjet më të vogla të ujit janë në Zhelinë, vetëm 6 për qind, mirë po ecin edhe ujësjellësi në Vasilevë me 7 për qind, Bërvenicë me 8 për qind dhe Çashkë me 9 për qind.

“Ne kontrollojmë çdo javë dhe vazhdimisht apelojmë tek qytetarët që ta përdorin ujin me kujdes, sepse ujësjellësi ynë është i lidhur me rrymën, ai sillet në rezervuar me rrymë, ndaj kur ka humbje ndërhyjmë sa më shpejt që të largohet defekti për të mos na futur në situatë që të mos kemi ujë”, thotë kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

Raporti i KRRE-së tregon se amvisëritë në vend konsumojnë mesatarisht mbi 12 metra kub ujë në muaj. Më së shumti ujë konsumohet në Mavrovë dhe Zhelinë, mbi 23 metër kub në muaj, dhe më pak në Tearcë, pak më shumë se 3 metër kub në muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Lajme

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Kalo në kategori