Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, e ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto.
Ai ka thënë se ky vendim ka shkaktuar huti te bizneset sepse sipas tij nuk janë konsultuar paraprakisht.
Sipas tij, është brengosëse mungesa e transparencës për këtë vendim sepse sipas tij bizneseve nuk u është dhënë mundësi përgatitje për implementim.
Rafuna ka theksuar se me vendimet e fundit të Qeverisë sic është për lirimin nga tatimi dhe rritja e pagës minimale, shkaktojnë pasiguri juridike te bizneset.
“Kosova ka mbet e fundit me pagën minimale, edhe me 350 është e fundit, brengosëse për sektorin privat është mos konsultimi i një procedure të hapur transparente, duke marrë parasysh opinion e biznesit, për t’i dhënë mundësi ehe biznesit për tu përgatit për ta implementu vendimin. Çdo vendim që merret më së miri implementohet nëse është në mënyrë transparente… Vërejten e kemi pas në mënyrën si po sillen vendimet, ligjet, dje e ke pas rritjen e pagës në 250, lirimin nga tatimi. Sot në mëngjes e sheh vendimin me shku në 350. Nesër nuk jemi të sigurt çka ka me ndodh. Është pasiguri juridike te bizneset se çfarë vendimi dhe çfarë ligje do ndryshohen pa u konsultuar me sektorin privat”, tha ai, për RTV Dukagjinin.
Ai u shpreh se bizneset nuk janë kundër rritjes së pagës minimale por që sipas tij duhet konsultim dhe përgatitje paraprake që të kalohet tranzicioni më lehtë.
“Bizneset nuk veprojnë me plane Ad-Hoc, veprojnë me plane që shkon deri në 5 vite por edhe në 10 vite. Në vendet e zhvilluara… në fillimvit ulen me sektorin privat dhe darkodrohen cili tatim në çfarë periudhe kohore me hy në fuqi në mënyrë mos me afektu te biznesi. Biznesi nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por po kërkon konsultim dhe përgatitje dhe nëse duhet aq shpejt, t’i ndihmohet biznesit ta kalojë fazën e tranzicionit”, tha ai.
Tutje Rafuna tha se bizneset janë në mjegull për shkak të mostransparencës nga Qeveria.
“Jemi shumë në mjegull. E para merret vendimi për 350. Thotë se lirohet nga tatimi në të ardhurat personale. Për mu liru nga tatimi, duhet të behet një plotësim ndryshimi për të ardhurat personale. Ajo merr kohë. Juridikisht nuk po e dimë çka po ndodhë”, tha ai.
Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, të mërkurën, ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave.
Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.
Por, me vendimin e ri të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, shkalla e re e pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për orar të plotë. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje