LAJMI I FUNDIT:

Motra e Mariah Careyt e cila ishte e diagnostikuar me HIV kaloi ditët e fundit të jetës në kujdesin intensiv, pa mbështetjen e motrës së saj të famshme

Motra e Mariah Careyt e cila ishte e diagnostikuar me HIV kaloi ditët e fundit të jetës në kujdesin intensiv, pa mbështetjen e motrës së saj të famshme

Motra e këngëtares së famshme Mariah Carey, Alison, kaloi javët e fundit të jetës së saj në kujdesin intensiv, siç zbulon një mik i afërt i familjes.

Mariah Carey, këngëtarja e hitit ‘All I Want For Christmas Is You’, zbuloi të hënën se si motra e saj Alison, 63 vjeçe, ashtu edhe nëna e saj Patricia, 87 vjeçe, ndërruan jetë brenda disa orëve diferencë nga njëra-tjetra gjatë fundjavës që shkoi.

Ndërkohë që Mariah kaloi kohë me nënën e saj të moshuar përpara se ajo të ndërronte jetë, duket se ajo nuk kaloi kohë me motrën e saj, sepse nuk u pajtuan kurrë pas një marrëdhënieje të tensionuar që ka zgjatur për dekada, shkruan DailyMail.


Me zemër të thyer, Mariah tha të hënën: “Zemra ime është e thyer që kam humbur nënën time këtë fundjavë. Fatkeqësisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën e saj në të njëjtën ditë”.

Alison ishte një ish-varëse e drogës që u diagnostikua me HIV (virusi i imunodefiçiencës humane) në vitin 1990 dhe kishte vuajtur nga episodet e rënda të shëndetit mendor, gjë që i largoi më shumë motrat nga njëra-tjetra.

Një mik i ngushtë dhe kujdestar personal i Alison, Dave Baker, tha se ajo kishte vuajtur nga problemet e organeve të brendshme dhe ishte në kujdesin intensiv për tri javët e fundit të jetës së saj.

Në vitin 2016, Alison i bëri një lutje të sinqertë motrës së saj të famshme përmes DailyMail, duke e lutur që të rregullonin marrëdhëniet e tyre dhe ta ndihmonte, sepse ishte në nevojë të rëndë për mbështetje financiare pas një sulmi të rëndë në shtëpi që e kishte lënë me plagë të trurit dhe të sëmurë rëndë.

Në vitin 2020, Mariah pretendoi në librin e saj të kujtimeve se Alison, e cila e përshkroi si ‘të trazuar dhe të traumatizuar’, kishte tentuar ta shiste atë te një burrë që jepte para për shërbime të prostitucionit.

Alison e paditi Mariah për 1.25 milion dollarë, duke pretenduar se përdori çështje familjare për të promovuar shitjet e librit dhe i shkaktoi ‘goditje të madhe emocionale’.

Morgan, vëllai i Mariah dhe Alison, tha se ishte e dhimbshme ta shihte motrën e tij të vogël të ‘zbresë në këtë rënie deluzionale me urrejtje’.

Në një video të vitit 2015 të siguruar nga DailyMail, Alison tregoi se ishte koshiente për vendndodhjen dhe rrethanat e saj dhe kërkoi heqjen e urdhrit të mos-reanimimit nga dosja e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon deri edhe në përplasje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri edhe në përplasje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
Gjesti

Gjesti "puth" Eglin në orët e vona të natës: Të pëlqeu? Këtu nuk të kap kamera

Magazina
Xheneta shqetësohet për raportin me Gjestin: Po përgatitem psiqikisht për gjithçka

Xheneta shqetësohet për raportin me Gjestin: Po përgatitem psiqikisht për gjithçka

Magazina
Don Xhoni dhe Stresi shuajnë gjakrat mes tyre - Gani Geci ndërmjetësues i pajtimit mes reperëve

Don Xhoni dhe Stresi shuajnë gjakrat mes tyre - Gani Geci ndërmjetësues i pajtimit mes reperëve

Magazina
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina

"Skizofrene, e çmendur", G Bani fyen rëndë Rozanën gjatë debatit teksa ia përmend edhe nënën e vdekur

Magazina
Kalo në kategori