LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të fusnin një telefon në Qendrën Korrektuese për Femra, SHKK parandalon rastin

Tentuan të fusnin një telefon në Qendrën Korrektuese për Femra, SHKK parandalon rastin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese për Femra.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në Qendrën Korrektuese për Femra, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar një përpjekje për të futur një telefon në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori. Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar”, thuhet në njoftim.


Tutje, në njoftim thuhet se për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, përfundon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori