Kasami paralajmëron ndryshimin e emrave të rrugëve: Do të jetë proces gjithëpërfshirës dhe transparent
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në seancën e Këshillit ka folur për çështjen e emërtimit të rrugëve të qytetit. Ai tha se ka formuar grup pune, i cili për tre muaj ka bërë identifikimin e rrugëve që nuk kanë emra adekuat.
Ai tha se procesi i emërtimi të rrugëve do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E kemi mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë për këtë çështje. Shumë rrugë dhe lagje në Komunën e Tetovës kanë qenë me emërtime joadekuate. Prandaj kam ngritur një grup pune që ka punuar në identifikimin e rrugëve dhe si rezultat i asaj janë identifikuar gati 300 rrugë që janë emërtuar jo sipas ligjit. Do të kemi proces gjithëpërfshirës për emërtimin e rrugëve të qytetit”.
“Në procedurë është miratimi i një ligjit në kuadër të kadastrës, që parasheh obligimin e të gjitha institucioneve të përdorin emrat e rrugëve që i vendos komuna. Në këtë rast ka aplikacion që e menaxhon Agjencioni i Kadastrës, ku regjistrohen të gjitha rrugët, e që do të jenë të obliguara ta shfrytëzojnë të gjitha institucionet publike apo private”, tha mes tjerash Kasami.
Ndërsa këshilltari i BDI-së në Komunën e Tetovës, Liridon Disha, tha se që nga viti 2006 është miratuar aktvendim për emrin e rrugëve, shesheve dhe objekteve tjera në Komunën e Tetovës, atëherë kur kryetar ka qenë Hazbi Lika.
“Për hir të së vërtetës, unë kam një aktvendim të shpalljes së listës së emrave të rrugëve dhe shesheve në Komunën e Tetovës, i cili është miratuar me Badenter në vitin 2006, kur kryetar komune ka qenë Hazbi Lika. Unë i kisha propozuar kryesisë së Komunës së Tetovës ta kërkojë këtë vendim të këshillit komunal dhe t’i vendosni emrat që janë miratuar nga këshilli komuna”, tha Disha./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë
Takimi ndërqeveritar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është agjenda
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Ali Ahmeti me thirrje për Qeverinë e Kosovës: Të mos heshtë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit