Deputeti i Partisë Laburiste, Alex Sobel, thotë se Britania e Madhe do të jetë përkrah Kosovës në këto kohëra sfiduese për vendin. Ai mes tjerash ka deklaruar se një sulm siç ishte ai në Banjska nuk guxon të përsëritet.
Kosova ka lidhje të ngushta historike me Partinë Laburiste në Britaninë e Madhe. Ishte pikërisht ish-lideri historik i kësaj partie, Tony Blair, që dha kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit në vitin 1999.
E laburistët janë rikthyer në pushtet në Britani pas plot 14 vjetësh qeverish konservatore.
Deputeti laburist, Alex Sobel, thotë se qeveria e re në Britani do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në këto kohëra sfiduese.
“Qeveria e udhëhequr nga Laburistët në vitin 1997 me figura qendrore si Tony Blair, Robin Cook, ishin ata që me të vërtetë luftuan për pavarësinë e Kosovës dhe ne vazhdojmë ta mbajmë këtë trashëgimi në partinë tonë. Unë e vizitova Prishtinën me ministrin tonë aktual evropian dhe ministrin aktual të Forcave të Armatosura, gjatë kohës sa ishim në opozitë. Ne u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe me shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ne e kemi bërë të qartë se mbështetja jonë për Kosovën vazhdon të jetë e madhe. Së fundmi ne kemi mbështetur fuqishëm hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke lobuar tek ato shtetet që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit. Ne po bëjmë përpjekje t’i ndihmojmë Kosovës që të anëtarësohet në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Gjithashtu ju mund ta shihni edhe kontributin tonë për forcat e KFOR-it për të ofruar garanci dhe siguri për Kosovën”, tha Sobel për Tëvë1.
Sobel i vlerëson si shumë të vështira negociatat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo, ai thotë se duhet të ketë përpjekje maksimale nga Kosova për t’i normalizuar raportet me shtetin fqinj pasi që sipas tij nuk ka alternative tjetër përveçse dialogut.
Sobel ka folur edhe për sulmin në Banjska, ku thotë se një incident i tillë në Kosovë nuk guxon të përsëritet më.
“Duam të shohim sa më shpejtë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia po vazhdon ta bllokojë Kosovën për tu anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe kjo nuk aspak e mirë. E di që negociatat janë jashtëzakonisht të vështira në Bruksel por duhet të ketë përpjekje maksimale për normalizim të marrëdhënieve nga kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiq. Nuk ka mënyra të tjera përveçse dialogut të zgjidhen mospajtimet sepse ndryshe do të nënkuptonte konflikt dhe nuk duhet të kthehemi aty. Nuk dua të shoh më incidente të tilla siç ishte ajo në Banjska”, tha ai.
Kujtojmë që Britania e Madhe ka dërguar trupa shtesë në kuadër misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje