LAJMI I FUNDIT:

Rajoni Voronezh i Rusisë shpall gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit ukrainas me dronë

Rajoni Voronezh i Rusisë shpall gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit ukrainas me dronë

Rajoni jugperëndimor rus i Voronezhit, në kufi me Ukrainën, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në tri vendbanime sot, pasi rrëzoi pesë dronë të lëshuar prej përtej kufirit gjatë natës.

Guvernatori i Voronezhit, Alexander Gusev, tha në Telegram se informacionet paraprake nuk tregojnë ndonjë dëmtim në ndërtesat civile, por se mbeturinat që kanë rënë kanë shkaktuar zjarr dhe se mund të ketë ndërprerje të energjisë në një nga fshatrat në rrethin Ostrogozhsky për shkak të dëmtimit të linjës së energjisë.

Gusev tha se një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në tri vendbanime të rrethit për të pastruar mbeturinat dhe për të parandaluar shpërthimin e objekteve shpërthyese.


Ai pretendoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan pesë dronë në rajon gjatë natës.

Deri më tani janë evakuuar rreth 200 persona dhe është ngritur një qendër akomodimi të përkohshëm.

Megjithatë, pothuajse të gjithë banorët po strehohen nga të afërmit, shtoi ai.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi në një deklaratë të veçantë se shtatë dronë ukrainas u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore gjatë natës gjatë një tentative sulmi, ku pesë prej tyre u shkatërruan mbi rajonin e Voronezhit.

Voronezhi ndodhet në lindje të rajonit kufitar Kursk, ku Kievi filloi një inkursion natën e 5-6 gushtit kur forcat ukrainase hynë në qytetin e Sudzha, i cili është rreth 10 kilometra nga kufiri.

Putin akuzoi Ukrainën për kryerjen e një “provokimi në shkallë të gjerë” dhe “të shtëna joselektive”, duke e përshkruar inkursionin si “sulm terrorist”.

Ditë më vonë, Zelenskyy pranoi se bëhet fjalë për një “operacion” nga trupat ukrainase që synon të krijojë një “zonë tampon” kundër sulmeve ruse. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 115 të burgosur nga secila anë - pamje të takimit të tyre me të afërmit

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 115 të burgosur nga secila anë - pamje të takimit të tyre me të afërmit

Rajoni Voronezh i Rusisë shpall gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit ukrainas me dronë

Rajoni Voronezh i Rusisë shpall gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit ukrainas me dronë

Zelensky paralajmëron se Ukraina së shpejti do të jetë në gjendje të sulmojë

Zelensky paralajmëron se Ukraina së shpejti do të jetë në gjendje të sulmojë "çdo pjesë" të Rusisë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë në Solingen të Gjermanisë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë në Solingen të Gjermanisë

Policia arreston të dyshuarin e dytë pas bastisjes së strehës së refugjatëve ndërsa ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë që vrau tre persona në Solingen të Gjermanisë

Policia arreston të dyshuarin e dytë pas bastisjes së strehës së refugjatëve ndërsa ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë që vrau tre persona në Solingen të Gjermanisë

Instituti amerikan për Studimin e Luftës shkruan për përparimet e reja të ukrainasve në Rusi

Instituti amerikan për Studimin e Luftës shkruan për përparimet e reja të ukrainasve në Rusi

Kalo në kategori