LAJMI I FUNDIT:

Në Mercedes-Benz-in tuaj së shpejti do të jeni në gjendje të luani disa video-lojëra

Në Mercedes-Benz-in tuaj së shpejti do të jeni në gjendje të luani disa video-lojëra

Mercedes-Benz dhe shërbimi i lojërave Boosteroid kanë njoftuar një partneritet gjatë ekspozitës Gamescom të këtij viti në Këln, Gjermani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, falë bashkëpunimit, përdoruesit e makinave të markës gjermane do të kenë qasje në lojërat Triple-A nga platforma të tilla të njohura si Steam dhe Epic Games.

Shërbimi aktualisht ka më shumë se 1000 lojëra në bibliotekën e tij që janë të përshtatshme për shumicën e kompjuterëve, laptopëve, smartfonëve dhe televizorëve inteligjentë.


Shërbimi i lojërave do të jetë i disponueshëm për pronarët e makinave që kanë blerë MBUX Entertainment Package Plus dhe gjeneratën e tretë të sistemit infotainment MBUX.

Modaliteti i lojës do të funksionojë vetëm kur makina është e palëvizshme.

Ato mund t’i luani duke përdorur një kontrollues loje ose smartphone.

Boosteroid do të jetë i disponueshëm në automjetet Mercedes-Benz në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore vitin e ardhshëm. /Telegrafi/