LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve për mbështetjen e ushtrisë ruse

SHBA-ja vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve për mbështetjen e ushtrisë ruse

Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione ndaj më shumë se 400 firmave dhe individëve për shkak të mbështetjes së tyre për luftën e Rusisë në Ukrainë, tha Departamenti i Shtetit.

Në mesin e të sanksionuarve ka edhe firma kineze, të cilat SHBA-ja beson se po e ndihmojnë Moskën t’i shmangë sanksionet e Perëndimit dhe ta përforcojë ushtrinë.

Sanksionet përfshijnë masa kundër kompanive në Kinë, të cilat janë të përfshira në dërgimin e mjeteve të makinerisë dhe të mikroelektronikës në Rusi, sipas DASH-it.


Departamenti amerikan i Thesarit tha se ka vendosur sanksioneve edhe ndaj rrjeteve transnacionale, të përfshira në shitjen e municionit dhe materialeve të tjera për Rusinë, dhe në mbështetjen e oligarkëve rusë dhe të tjerëve në shmangien e sanksioneve.

“Rusia e ka shndërruar ekonominë e vet në mjet shërbyes për industrinë ushtarake të Kremlinit”, tha sekretari i Thesarit amerikan, Wally Adeyemo.

“Kompanitë, institucionet financiare dhe qeveritë në gjithë botën duhet të sigurohen se nuk janë duke i mbështetur zinxhirët e furnizimit të industrisë së ushtrisë ruse”, tha ai.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e falënderoi SHBA-në për “sanksionet e fuqishme shtesë”.

Ai shkroi në rrjetin social X se sanksionet do ta dobësojnë edhe më shumë aftësinë e Rusisë “për të kryer luftë agresive kundër Ukrainës”

Pasi e okupoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të vazhdueshme ekonomike ndaj Moskës. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Pacientët evropianë kanë filluar të marrin vaksinën e parë në botë kundër kancerit të mushkërive – ja çfarë dihet rreth këtij ‘testi revolucionar’

Pacientët evropianë kanë filluar të marrin vaksinën e parë në botë kundër kancerit të mushkërive – ja çfarë dihet rreth këtij ‘testi revolucionar’

Sulm me thikë në një festival në Solingen të Gjermanisë, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Sulm me thikë në një festival në Solingen të Gjermanisë, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Armët e cilave shtete po përdor Ukraina në sulmet e saj në rajonin Kursk të Rusisë?

Armët e cilave shtete po përdor Ukraina në sulmet e saj në rajonin Kursk të Rusisë?

Putini

Putini "ka marrë vendim" për t'iu përgjigjur sulmit ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë – thotë ambasadori rus në SHBA

‘Pezullon’ garën presidenciale - Robert F Kennedy Jr pritet ta mbështesë Trumpin, familja e tij del në mbështetje të Kamala Harrisit

‘Pezullon’ garën presidenciale - Robert F Kennedy Jr pritet ta mbështesë Trumpin, familja e tij del në mbështetje të Kamala Harrisit

Në Kiev, kryeministri indian i kërkon Zelenskyt të ulet për bisedime me Rusinë

Në Kiev, kryeministri indian i kërkon Zelenskyt të ulet për bisedime me Rusinë

Kalo në kategori