LAJMI I FUNDIT:

Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se grabitja ka ndodhur rreth orës 08:30.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, tha ajo.


Ahmeti shtoi tutje se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve

Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve

Haradinaj tha se shefi i CIA-s nuk e takon Kurtin për shkak të bllokadës amerikane, zyrtarët e LVV-së ironizojnë me kreun e AAK-së

Haradinaj tha se shefi i CIA-s nuk e takon Kurtin për shkak të bllokadës amerikane, zyrtarët e LVV-së ironizojnë me kreun e AAK-së

Eksperti i sigurisë, Musliu: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, AKI aleat i palëkundur i CIA-s

Eksperti i sigurisë, Musliu: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, AKI aleat i palëkundur i CIA-s

I vodhën çantën pushueses greke, arrestohet çifti nga Maqedonia e Veriut në Sarandë

I vodhën çantën pushueses greke, arrestohet çifti nga Maqedonia e Veriut në Sarandë

Limani: U miratua ligji për rritjen e pensioneve për 5000 denarë

Limani: U miratua ligji për rritjen e pensioneve për 5000 denarë

Qepë e speca, Dogana parandalon një rast të kontrabandës nga Serbia

Qepë e speca, Dogana parandalon një rast të kontrabandës nga Serbia

Kalo në kategori