Ish e burgosura politike, Zyrafete Kryeziu-Manaj, ka rrëfyer për torturat që përjetoi në duart e shqiptarëve që shërbenin për UDB-në.
Kryeziu-Manaj kujtoi momentin e arrestimit të saj më 26 shkurt 1982, kur ishte duke zhvilluar një orë mësimi.
Një punonjës i UDB-së, u shfaq papritmas për ta arrestuar.
“Mua më arrestojnë nga procesi ku isha duke e zhvilluar orën e mësimit. Vjen më 26 shkurt të 82-tës, Ilaz Vranjovci, një UDB-bash, nga Terrna e Suharekës. Unë si figurë e kam njohur, ai paraprakisht ka punuar aty ku lëshoheshin pasaportat. Dhe nuk e kam ditur që e ka marrë rolin e DB-ashit”.
“Isha duke e zhvilluar orën e mësimit dhe drejtori e dërgon, Halit Berishën, mirëmbajtësin e shkollës me shku me më thirrë. Dhe ishte ora e dytë e mësimit kur vjen ky, dhe më nxjerr nga procesi mësimor dhe më dërgon fillimisht në zyrën e drejtorit. Dhe kur e pashë atë, pak u befasova”.
“Zakonisht mirëmbajtësi më ka buzëqeshur, kemi shkëmbyer ndonjë batutë, ka qenë vendas i imi. Atë dit kur erdhi, trokiti në mënyrë më të ashpër në derë dhe pa përshëndetje por më thotë po të thirr drejtori lartë… kur shkoj atje e takoj Ilaz Vranjovcin. Ai i fryrë sikur ‘quran’ në misionin vet. Se ai kishte, sipas tij, mbërri me qenë dikush, dhe unë për të isha askushi… aty zhvilluam një bisedë të shkurt… dhe më çuan në sakiconin e Policisë në Suharekë”, ka thënë Kryeziu-Manaj.
Pasi u dërgua në stacionin e milicisë në Suharekë, Kryeziu-Manaj u përball me një tjetër shqiptar, komandantin e Policisë, Idriz Gegaj, i cili e trajtoi atë me përbuzje dhe e fyeu rëndë.
Më pas, ajo u transferua në Prizren, ku përjetoi 48 orë të tmerrshme të torturave.
Kryeziu-Manaj i përshkroi ato orë si “48 vjet”, duke përshkruar dhunën fizike dhe psikologjike që u ushtrua ndaj saj.
“Në stacionin e Policisë hasa në një njeri që për nga fjalori ishte më i ndyti. Ishte komandanti i Policisë Idriz Gegaj. Më çoi në zyrë dhe aty më shau, mua e familjen time.
Pastaj, aty kam qëndruar deri kah ora 3 ose 4 e pasdites dhe më kanë çuar në “Supin” e Prizrenit.
Aty mbahem 48 orë. 48 orë kanë qenë si 48 vjet atë kohë. Sepse kanë qenë maltretimet nga më të ndryshimet. Duke filluar të mi lidhin duart me pranga, pastaj shuplaka fytyrës. Kryeudbashi ka qenë Daut Morina. Pastaj ka qenë Vesel Krasniqi. Këtu dua me lidh se Krasniqi ka qenë udbash që e ka marrë edhe babain tim në pyetje. Babai im në vitin 68 kur është ngrit flamuri për herë të parë në Suharekë… babi im ka qenë pjesëmarrës i atij takimi ndërkohë kanë ardhur SUP-i e udbashët dhe e kanë hek flamurin nga shtylla dhe e kanë burgos në një librari që ka qenë ën qendër të Suharekës. Babai im me disa shokë të tij, siç kanë qenë djemtë e Veli Gashit, Haki Kuçi, Talë Bajraktari dhe disa të tjerë. Ata e kanë thyer derën dhe e kanë nxjerr flamurin dhe atë ditë për orë të tëra kanë defiluar me flamur në dorë. Vesel Krasniqi ka qenë udhbashi kryesor që e ka marrë në pyetje dhe e ka torturuar”, ka shtuar tutje ish e burgosura politike./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje