LAJMI I FUNDIT:

Ideja me karburantet sintetike nuk funksionon, KE-ja po shkon drejt heqjes së naftës dhe benzinës!

Ideja me karburantet sintetike nuk funksionon, KE-ja po shkon drejt heqjes së naftës dhe benzinës!

Bashkimi Evropian lejoi një përjashtim vitin e kaluar. Gjegjësisht, nga viti 2035 do të ndalohet shitja e motorëve të rinj me benzinë dhe me naftë.

Megjithatë, automjetet që punojnë me lëndë djegëse sintetike do të përjashtohen.

Por, jo të gjithë janë të bindur se BE-ja po luan me letra të hapura.


CEO i BMW-së, Oliver Zipse shprehu dyshimin se, pavarësisht përfshirjes së përjashtimit, Komisioni Evropian ende synon një ndalim të plotë të motorëve me djegie të brendshme.

“Aktualisht, ka shumë indikacione se Komisioni Evropian po ndjek një zgjidhje të rreme në të cilën ndalimi i motorëve me djegie të brendshme zbutet nga një pagëzim i thjeshtë i dukshëm i e-karburanteve (karburanteve sintetike)”, tha Zipse gjatë konferencës së fitimeve të tremujorit të dytë të kompanisë.

Gjermania ishte forca shtytëse pas vendimit të Komisionit Evropian, i cili do t’i lejonte prodhuesit e veturave të vazhdonin të shesin modelet e tyre më fitimprurëse të motorëve me djegie të brendshme pas vitit 2035. /Telegrafi/