LAJMI I FUNDIT:

Performanca e Stacionit policor të Prishtinës – Qendër, IPK rekomandon intensifikimin e kontrolleve në Dhomën e dëshmive

Performanca e Stacionit policor të Prishtinës – Qendër, IPK rekomandon intensifikimin e kontrolleve në Dhomën e dëshmive

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt lidhur me “Vlerësimin e performancës së Stacionit Policor të Prishtinës – Qendër”.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se inspektimi është realizuar duke u bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta (2024) dhe është përqendruar në Stacionin Policor të Prishtinës – Qendër, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore të Prishtinës.

“Inspektimi ka pasur për qëllim që të vlerësojë nëse Stacioni është duke realizuar me sukses objektivat në përmbushje të mandatit ligjor. Gjithashtu, inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur me performancën e këtij Stacioni.


Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues dhe  atë operativ – administrativ”, thuhet në njoftim.

IPK në kuadër të Raportit ka dhënë 13 rekomandime.

E këto rekomandime kanë të bëjnë me nevojën e përshpejtimit të procesit të ri-strukturimit të Stacionit dhe ri-sistemimin e personelit, pajisjen me sprej/jelek anti-plumb/radiolidhje, përmbushjen e kuotës së orëve në trajnimet e brendshme, përfshirjen më të gjerë të zyrtarëve në ri-certifikim dhe trajnime profesionale, analizimin dhe identifikimin e faktorëve që mund të shtyjnë kohën e përgjithshme të reagimit, përmirësimin e vazhdueshëm të shkallës së realizimit të urdhëresave, dokumentimin e vizitave tek personat e kërkuar me urdhëresa, respektimin e afateve për lëshimin e vërtetimeve për të kaluarën kriminale, respektimin e hierarkisë gjatë procedimit të kallëzimeve.

IPK po ashtu rekomandon intensifikimin e kontrolleve në Dhomën e dëshmive, ushtrimin e kontrolleve mbi përdorimin e automjeteve dhe sanimin e vështirësive lidhur me funksionimin e pajisjeve të kontraktuara (fotokopjeve). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori