LAJMI I FUNDIT:

Formati i ri i Ligës së Kampionëve: 12 skuadrat me të cilat mund të përballet Real Madridi

Formati i ri i Ligës së Kampionëve: 12 skuadrat me të cilat mund të përballet Real Madridi

Real Madridi është gati të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve në atë që do të jetë një format krejt i ri duke filluar nga sezoni 2024/25.

Si pjesë e këtij formati, të gjitha skuadrat në garën më të madhe për klube në Evropë do të vendosen në një fazë fillestare të ‘ligës’.

Një ekip do të luajë tetë ndeshje në fazat e ligës, katër si vendas dhe katër si mysafir.


Shorti i Ligës së Kampionëve do të ekzekutohet nga Inteligjenca Artificiale
Lexo po ashtu Shorti i Ligës së Kampionëve do të ekzekutohet nga Inteligjenca Artificiale

Shorti do të bazohet në katër vazo. Por, ky format i ri do të thotë se Real Madrid mund të përballet me disa nga skuadrat më të mira të Evropës në vetë fazën e parë të garës, me shortin që hidhet më 29 gusht në Monako.

Los Blancos do të duhet të përfundojnë në tetëshën e parë për t’u kualifikuar automatikisht në raundin e 16-të. Për këtë, ata do të duhet të fitojnë shumicën e tetë ndeshjeve të tyre.

Këtu janë disa nga skuadrat kryesore (nga vazo 1 dhe vazo 2) me të cilat mund të përballen Los Blancos në fazën e grupeve të ligës për shkak të formatit të ri.

Manchester City

Bayern Munich

Paris Saint-Germain

Liverpooli

Shanset e skuadrave për të fituar Ligën e Kampionëve për sezonin e ri - Real Madridi i dyti
Lexo po ashtu Shanset e skuadrave për të fituar Ligën e Kampionëve për sezonin e ri - Real Madridi i dyti

Interi

Dortmundi

RB Leipzig

Bayer Leverkusen

Atalanta

Juventus

Arsenali

Milani. /Telegrafi/