LAJMI I FUNDIT:

Operacioni anti kanabis në Malësinë e Madhe, Policia konfirmon se u qëllua në ajër, RENEA me helikopter në zonë

Operacioni anti kanabis në Malësinë e Madhe, Policia konfirmon se u qëllua në ajër, RENEA me helikopter në zonë

Policia e Shtetit thotë se rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, kur kanë parë shërbimet e Policisë të cilat po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Menjëherë në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Operacion për asgjësimin e kanabisit, qëllohet me armë ndaj policisë në Malësi të Madhe
Lexo po ashtu Operacion për asgjësimin e kanabisit, qëllohet me armë ndaj policisë në Malësi të Madhe

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po në ndihmë të Policisë vendore, u dëgjuan Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe grupe speciale të RENEA-s me helikopter.


Forcat operacionale në terren, përkundrejt asgjësimit dhe shkatërrimit të bimëve narkotike, vazhdojnë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të qëllimit me armë zjarri.

Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli në transmetim direkt me bluzën e Serbisë, gazetari: Kërkoj ndjesë, kam lënduar nëna fëmijësh të vrarë

Doli në transmetim direkt me bluzën e Serbisë, gazetari: Kërkoj ndjesë, kam lënduar nëna fëmijësh të vrarë

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se motivi ishin problemet familjare

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se motivi ishin problemet familjare

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia: Janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia: Janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha

Kosova përfiton grantin nga USAID-i në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh, Osmani: SHBA-të mbeten një partner i palëkundur i popullit të Kosovës

Kosova përfiton grantin nga USAID-i në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh, Osmani: SHBA-të mbeten një partner i palëkundur i popullit të Kosovës

Vrau kunatin me armë zjarri në Prishtinë - vetëdorëzohet dorasja

Vrau kunatin me armë zjarri në Prishtinë - vetëdorëzohet dorasja

Peci: Sistemi i drejtësisë ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike në Ulpianë

Peci: Sistemi i drejtësisë ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike në Ulpianë

Kalo në kategori