LAJMI I FUNDIT:

Mjekët nga shëndetësia private dëshirojnë të kthehen në spitalet publike, do të angazhohen aty ku ka mungesë të kuadrit

Mjekët nga shëndetësia private dëshirojnë të kthehen në spitalet publike, do të angazhohen aty ku ka mungesë të kuadrit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka bërë të ditur sot se në mbledhjen e qeverisë është diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’u mundësojë mjekëve nga shëndetësia private të kthehen në shëndetësi publike, duke qenë se ka interes. Siç sqaroi Taravari, kjo ka të bëjë për ekspertët me mbi 10 vite përvojë pune, të cilët do të punësohen në spitalet ku ka mungesë të stafit.

“Ne si qeveri do të kërkojmë zgjidhje, ekspertë të caktuar që kanë mbi dhjetë vjet përvojë si specialistë dhe subspecialistë në ato klinika dhe spitale ku ka mungesë të personelit për t’i rikthyer dhe jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhje që një numër i caktuar i tyre të kthehen. Kjo tregon se besimi po kthehet në institucionet shëndetësore publike”, theksoi Taravari.

Lidhur me vendimin e Qeverisë për formimin e komisionit për ndërtimin e garazheve shtesë në Qendrën Klinike në Shkup, disa prej të cilave do të jenë shumëkatëshe, ai shtoi se komisioni do ta realizojë thirrjen publike.


Taravari nuk ka informacion se sa kompani kanë aplikuar deri më tani në lidhje me tenderin aktual për stacionin e kompresorit për teatrot kirurgjikale në Qendrën Klinike dhe shtoi se do të dihet pas përfundimit të tenderit, më 12 shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori